E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet 1 vit burg për Vasillaq Bollanon

11/03/2009  Jepet pretenca nga prokurori Sokol Malaj. Kërkohet dhe 500 mijë lekë gjobë

VLORE- Është zhvilluar dje seanca gjyqësore në ngarkim të Vasillaq Bollanos, kryebashkiakut të Himarës, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pas një vit seancash dje gjykata e përfaqësuar nga Shkëlzen Selimi ka dëgjuar pretencën e prokurorit të rrethit të Vlorës Sokol Malaj.

Burg për Bollanon

Në pretencën e dhënë dje prokurori i çështjes Sokol Malaj ka kërkuar deklarimin fajtor të Vasillaq Bollanos, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit heqje lirie dhe pagesën e një gjobe prej 5 milionë lekësh të vjetra, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Sipas Malaj, Bollano është fajtor për shpërdorim detyre pas veprimit të urdhëruar prej tij në heqjen e tabelave në aksin rrugor Llogora – Qeparo me qëllim zëvendësimin e tyre me tabela në gjuhën greke. Sipas Malaj, pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe analizimit të provave të vëna në dispozicion gjykatës nga organi i akuzës faktohet se Bollano ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke konsumuar kështu veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Bazuar në këtë arsyetim të çështjes prokurori Malaj ka kërkuar dënimin e Bollanos duke deklaruar se ky i ka shkaktuar një dëm financiar shtetit shqiptar me një vlerë rreth 40 milionë lekësh. Malaj ka lexuar pretencën e dëgjuar nga gjykata dhe mbrojtja dhe me tej është caktuar seanca e radhës ku do të dëgjohet pala mbrojtëse e Bollanos, e cila përfaqësohet nga avokati Petraq Curri.

Shpërdorimi

Për vendosjen e tabelave është organizuar tenderi prej 5.3 milionë lekë, i zhvilluar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me objekt vendosjen e sinjalistikës rrugore në aksin rrugor Orikum-Himarë-Sarandë -Butrint. Gjatë punës së saj, kjo firme fituese e tenderit AGE&CO sh.p.k ka hasur probleme me Policinë Bashkiake të Himarës, e cila nuk ka lejuar vendosjen e tabelave sinjalistike. Të nxitur nga kjo situatë e krijuar, nga firma tenderuese ka kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë Himarë z. Vasillaq Bollano, i cili është shprehur se vendosja e tabelave është kompetencë e Bashkisë Himarë dhe për këtë duhet të merret leje nga bashkia. Po ashtu kryetari i Bashkisë në takim me përfaqësues të firmës është shprehur se vetëm nëse tabelat do të shkruhen edhe në gjuhën greke do të mund të lejohet vendosja e tyre. Të ndodhur në një gjendje të tillë nga firma tenderuese i është dërguar informacion MPPTT, e cila ka miratuar shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve në këtë aks rrugor nacional.

PRETENCA

Në pretencën e dhënë dje prokurori i çështjes Sokol Malaj ka kërkuar deklarimin fajtor të Vasillaq Bollanos, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit heqje lirie, dhe pagesën e një gjobe prej 5 milionë lekësh të vjetra.

DËMI

Dënimi i Bollanos është kërkuar nga Prokuroria pasi sipas verifikimeve është deklaruar se kryebashkiaku i Himarës i ka shkaktuar një dëm financiar shtetit shqiptar me një vlerë rreth 40 milionë lekësh me heqjen e tabelave sinjalistike.

KONFLIKTI

Konflikti ndërmjet firmës tenderuese fituese dhe Bashkisë Himarë ka filluar që në datë 18.10.2007 dhe 04.12.2007, kur nga ana e kësaj policie janë hequr një numër i konsiderueshëm tabelash, pjesë e sinjalistikës vertikale të aksit rrugor Llogara-Qeparo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›