Trafik në Rinas kundrejt 6500 eurove për kalim ilegal kufiri, pranga dy personave

Rinas, 28 janar, NOA Premtonin ndihmë për
kalimin e paligjshëm të kufirit përmes aeroportit të Rinasit, por janë zbuluar
dhe kanë rënë në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për dy persona të kapur në
flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të
ndihmojnë të tjerë për të kaluar kufirin me destinacionin Austrinë, nëpërmjet
linjës ajrore Rinas-Kosovë-Hungari-Austri.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA,
sipas të cilave personat e ndaluar janë Bernard Demirlika, 33 vjeç, i dënuar më
parë për vjedhje dhe Valmir Domi, 38 vjeç, që të dy lindur dhe banues në
Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet se që të dy kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri
duke marrë pagesë prej 6 500 euro për person, pagesë kjo e cila ishte bërë ndaj
tyre nga dy qytetarë të kombësisë turke.
U kryen veprimet proceduriale, ndërsa materialet
do ti kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të Dhënies ndihmë për
kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim parashikuar nga nenet 298 dhe 25
të Kodit Penal.
n.e/NOA