E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti fetar: Fund grevës, hapje kutive

Elbasan

Të ndërpritet greva, por të hapen kutitë konform Kushtetutës së Shqipërisë për transparencë zgjedhore. Kjo ka qenë deklarata e lëshuar nga përfaqësuesit e të komiteteve fetare në Elbasan. Përfaqësues të besimeve fetare të qytetit të Elbasanit, kanë dalë paraditen e djeshme me një deklaratë të përbashkët në lidhje me precipitimet politike dhe situatës së acaruar në vend. Edhe pse apeli i tyre bëhet në emër të Perëndisë, në thelb mbetet kërkesa për qetësi, tolerancë dhe mirëkuptim mes partive politike për të mirën e vendit, që kërkon të ingranohet në familjen e madhe europiane. Kryetari i Komitetit Ndërfetar për Qarkun e Elbasanit, Sokol Lulgjuraj, në emër të besimtarëve: myslimanë, bektashianë, ortodoksë e katolikë, ka deklaruar shqetësimin e komuniteteve fetare në këtij rajoni, duke kërkuar ndërprerjen e shpejtë të grevës së urisë dhe protestave të tjera të të çfarëdolloj dhe zgjidhjen e çdo kërkese, si dhe të transparencës zgjedhore, konform Kushtetutës së Shqipërisë. “Jemi tepër të shqetësuar për situatën e rënduar dhe shumë të rrezikshme të gjeneruar qysh prej zgjedhjeve të 28 qershorit e që tashmë ka agravuar në këtë rrugë pa krye, ku më se 200 njerëz janë futur në grevë urie. Duke ndier përgjegjësi para Zotit dhe besimtarëve nën frymën e librave të shenjtë, ftojmë palët që të zgjidhin menjëherë këtë konflikt për hir të së mirës së përgjithshme”, thuhet në deklaratë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›