Kompania Albtelekom asnjë investim, turqit mashtrojnë me portat ADSL si investim i tyre
Investimi 10 milionë euro për 200 mijë porta u krye nga kompania, kur ishte pronë e shtetit shqiptar
Para disa ditësh, gazeta SOT në shkrimin e saj me titullin Turqit e Çalik përgatisin shitjen e Albtelecom, fitime marramendëse nga transaksioni sqaronte lexuesit e saj se Çalik Holding do të shesë aksionet e tij në investimet në Shqipëri, Albtelecom dhe Eagle Mobile. Të indinjuar nga ky shkrim, turqit e Calik nëpërmjet një deklarate për shtyp sqaruan se: Korporata jonë ndjeu nevojën për të bërë këtë deklaratë lidhur me këtë lajm, që nuk ka asnjë lidhje më të vërtetën, është i pabazë, nuk përputhet me ndershmërinë e gazetarisë dhe botohet me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Siç dihet nga të gjithë Çalik Holding; në vitin 2007 me blerjen e Albtelecom, operatorit më të madh të telefonisë fikse dhe internetit dhe në kuadër të kësaj kompanie edhe Eagle Mobile me qëllim bërjen e tij operatorin më të përzgjedhur në Shqipëri, investoi në vend mëse 50 milionë euro. Krahas sektorit të telekomunikacionit, me investimet edhe në fushën financiare, Çalik Holding një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, cilëson tërësisht si larg të vërtetës pretendimet se nuk është bërë asnjë investim. Duke kërkuar të sqarojë më së miri opinionin publik kompania turke Calik sqaron klientët e saj se ka bërë një sërë investimesh në sektorin e telefonisë, duke marrë dhe çmim në këtë fushë. Turqit e Çalik deklarojnë se: Me investimet e kryera dhe ndihmesën e krijuar për ekonominë e Shqipërisë nga Çalik Holding, kompania tjetër në kuadër të kësaj korporate Albtelecom, kompania lider në fushën e internetit, me shërbimet e cilësisë së lartë të ofruara, pa ndërprerje, me infrastrukturën e fuqishme teknike dhe fushatat speciale, po e shton përditë ndikimin në tregun e abonentëve individualë apo institucionalë. Pas investimeve të kryera, abonentët e shërbimit ADSL të Albtelecom në muajin Gusht 2008 shënonin shifrën e 1500 personave. Ndërsa në Dhjetor 2008 Albtelecom shënonte 18110 abonentë të këtij shërbimi duke marrë kryesimin në këtë treg në një kohë shumë të shkurtër. I gjithë ky shtim i numrit të abonentëve me gjithë rritjen e sasisë së shërbimeve, ka sjellë rritjen serioze të vlerës së Eagle Mobile dhe Albtelecom në treg. Në fakt turqit e Çalik nëpërmjet kësaj deklarate kërkojnë të manipulojnë opinionin publik, duke pretenduar se kanë bërë 50 milionë euro investime duke futur shërbimin ADSL si një shërbim që është bërë nga kjo kompani. Në fakt, gazeta SOT ka ditë që boton mungesën e investimeve nga Çalik për Albtelekom. Nëse shteti shqiptar i ofronte klientëve nëpërmjet Albtelekom shumë shërbime, të cilat i krijonin lehtësi klientëve të kësaj kompanie, këto shërbime janë hequr përfundimisht nga gjigandi i telefonisë fikse. Tashmë turqit e Çalik, duke mos pasur ndërmend të merren me futjen e kësaj kompanie në treg me cilësinë e kërkuar apo dhe me kushtet që kanë pranuar në firmosjen e kontratës, mjaftohen duke vjelë fitimet nga situata monopol që kanë në treg. Siç thamë dhe më sipër, në deklaratën e tyre turqit e Çalik pretendojnë se kanë realizuar investime për abonentët e ADSL duke kaluar nga 1500 abonentë në 18110 të tillë. Në fakt investimi i mësipërm përsa i përket portave ADSL duket qartë që është një mashtrim nga ana e turqve, të cilët nuk kanë as minimumin e përgjegjësisë për të qenë korrekt me klientelën e tyre. Investimi i portave ADSL prej 13 milionë USD është bërë nga kompania shtetërore Albtelekom në momentin kur turqit e Çalik nuk e kishin marrë ende në zotërimin e tyre këtë kompani. Ky investim i kryer në atë kohë nga drejtori i asaj kohe, Ilir Kuko, përbën një skandal më vete përsa i përket shfrytëzimit të të ardhurave të Albtelecom, të cilat duhet të futeshin në buxhetin e shtetit shqiptar, por që nëpërmjet manovrave të Kukos krijuan një aferë skandaloze me të cilën gazeta SOT do të merret në një periudhë tjetër. Problemi i turqve të Çalik qëndron në faktin se përveç mashtrimit që bën duke e konsideruar të sajin investimin shqiptar të bërë me lekët e taksapaguesve, kërkon të krijojë idenë se kjo kompani ka përmbushur kushtet e vendosura në kontratën me qeverinë shqiptare. Turqit e Çalik, jo vetëm që nuk kanë bërë investime në kompaninë Albtelecom, por e kanë shndërruar këtë kompani në ditët më të zeza të saj. E njëjta situatë qëndron edhe në telefoninë celulare me kompaninë Eagle Mobile, kompani e cila përsa i përket shërbimeve që ofron është në nivelet më të mjerueshme në krahasim me kompanitë e tjera konkurrente. Skandali i shitjes dhe kushteve të kontratës
Nëse vëmë re me vëmendje kushtet e kontratës është parashikuar që për 5 vjet, transferimi i aksioneve të Albtelecom apo i aksioneve të kompanive që do të kenë pronësinë e Albtelecom, nuk do të bëhet pa miratimin e qeverisë shqiptare. Në të kundërt, marrëveshja është e pavlefshme dhe blerësi paguan një penalitet të lartë (5 milion Euro). Pra siç e shikojmë nga kjo pikë e kontratës vihet re qartë se edhe këtu qeveritë shqiptare nën efektin e fenomenit korrupsion kanë vënë një sanksion për Çalik, i cili është tallje për këtë kompani. Aktualisht, tregu i telekomunikacioneve vlerësohet te 500 milionë dollarët dhe sipas një llogaritjeje direkte të ndarjes së konsumatorëve dhe shërbimeve që ofrohen, pronari i ri i Albtelekomit do të zotëronte brenda një harku dy-vjeçar, rreth 300 milionë dollarë nga totali prej 500 milionësh. Duke parë resurset dhe monopolin që kjo kompani ka në tregun shqiptar vihet re lehtësisht se sanksioni 5 milionë euro është qesharak. Kjo kompani minimalisht në kushtet e këtij monopoli vlerësohet rreth 800 milionë deri në 1 miliard euro. Nga 120 milionë euro që u blenë këto dy kompani, nëse bëhet kjo shitje do të shihet qartë se korrupsioni qeveritar ka shpërblyer kompaninë turke me vlera stratosferike fitimi.
**************************************************************
Tenderi i zhvilluar për portat ADSL, në kundërshtim me ligjin
Tenderi i zhvilluar në datën 9 mars me një vlerë limit prej 10 milionë euro në "Albtelekom", tregon qartë se kjo kompani u pa si qëllim fitimi edhe nga qeveria Berisha. Kompania "Albtelekom", që pritej që në datë 15 mars të dorëzohej te Turqit e "Çalik", nuk kishte asnjë legjitimitet që të realizonte tenderë në shifra të tilla, të cilat nuk përfshihen në vlerën e shitjes së kompanisë. Vlera e 13 milionë dollarëve tenderuar gjatë 2 tenderave, përkatësisht me vlerë 10 milionë dhe 3 milionë euro, ishte në të vërtetë një zbritje në çmimin e shitjes së "Albtelekom". Çmimi i shitjes së gjigantit të telefonisë fikse prej 120 milionë euro, u firmos nga qeveria "Nano" në ditët e fundit të jetës së saj. Ky transaksion është kontestuar nga ana e kryeministrit Berisha, asokohe në opozitë, madje ishte një nga flamujt e tij të fitores së zgjedhjeve parlamentare. Po ku mbetën premtimet për një rishikim të kontratës në favor të palës shqiptare, rishikim të çmimit të shitjes, etj. Por, e kundërta ndodhi me ndërrimin e qeverive, ku pala shqiptare thelloi humbjet në këtë transaksion të shumëpërfolur. Albtelekom u kthye në një fabrikë abuzimesh dhe vjedhjesh të fondeve publike.
****************************************************************************
Tenderi për blerjen e 200 mijë portave, abuzim skandaloz i qeverisë Berisha
Tenderi i zhvilluar për blerjen e 200 mijë portave pati pjesëmarrjen e 12 firmave, 9 prej të cilave dhanë ofertat. Oferta më e favorshme në tenderin për blerjen e 200 000 portave ADSL, u dha nga kompania kineze "ZTE", një nga më të njohurat në botë për prodhimin e pajisjeve për telefoninë fikse, atë mobile, si edhe rrjetet e ndryshme të të dhënave. Oferta për 200 mijë porta ADSL nga kjo kompani është rreth 3 milionë euro. Kompania është e regjistruar në bursën e Shenzhen Stock Exchange, që prej vitit 1997, ndërsa në vitin 2003, të ardhurat e saj kanë mbërritur në 1.9 miliardë dollarë (sa është sot buxheti i shtetit shqiptar, pa borxh). Rritja e kapitaleve të kësaj kompanie ka vijuar edhe në vitet në vazhdim. E dyta në listën e ofertave për blerjen e 200 000 portave ADSL ishte kompania "Iskratel" ,me një ofertë prej 5.7 milionë eurosh, n