E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompensimi në natyrë, asnjë vendim në 14 vjet

Vendimet e fundit për kompensimin fizik janë bërë në vitin 1996

Në letërkëmbimin me Gjykatën e Strasburgut qeveria shqiptare pohon se në 14 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë kompensim në natyrë për pronarët e shpronësuar. “Deri më sot nuk është miratuar akoma me vendim të Këshillit të Ministrave fondi për kompensimin fizik. Aktualisht në Shqipëri nuk ka filluar akoma kompensimi fizik i subjekteve të shpronësuara. Agjencia po punon për krijimin dhe verifikimin e fondit të pronave shtetërore, që do përdoren për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara”, thekson përfaqësuesi ligjor i Ministrisë së Drejtësisë për këtë nismë. Nga ana tjetër, theksohet se gjatë periudhës së mëparshme, kryesisht në vitet 1995 dhe 1996 janë kryer kompensime në natyrë, me toka në zona turistike dhe me troje në zona urbane.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›