E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi-Patozi përplasen për minutat e fjalimeve

Ndërhyn Bode

Nuk ka qenë vetëm buxheti objekt i diskutimeve maratonë mes mazhorancës dhe opozitës. Në fund të diskutimeve, PS dhe PD janë përplasur me njëra-tjetrën lidhur me minutazhin e diskutimeve. Gramoz Ruçi, kreu i grupit, tha se PS-së i janë caktuar 6 orë diskutime, dhe nisur nga montazhi i deritanishëm na takojnë edhe 25 minuta, kurse Astrit Patozi, kreu i grupit të PD-së, tha se rregullorja e ka përcaktuar qartë se i gjithë debati nuk duhet të zgjasë më shumë se 12 orë. “Kemi 12 orë që diskutojmë dhe duket qartë se mendimi i opozitës për buxhetin nuk ka për të ndryshuar. Kështu që çështjet dolën, mbledhja mbyllet”, tha Patozi, kurse Ruçi i përgjigjet: “çështjet i di vetëm opozita nëse dolën apo jo”. U desh ndërhyrja e ministrit të Financave për të llogaritur minutazhin e të dyja palëve, duke thënë se “opozita ka folur 340 minuta me 35 deputetë të saj. I kanë mbetur edhe 15 minuta”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›