E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, takim në Gjenevë me kreun e OKB-së, Ban Ki Moon

Kryeparlamentarja lobon edhe për pavarësinë e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nis dje në Gjenevë të Zvicrës një vizitë zyrtare në Pallatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Konferencën III Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve. Ditën e djeshme, në ditën e parë të konferencës, ku marrin pjesë rreth 200 krerë parlamentesh e senatesh nga e gjithë bota, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi takime me krerët e parlamenteve europiane dhe botërore. Sipas zyrës së shtypit të Kryeparlamentares, qëllimi kryesor i takimeve, veçanërisht me kryetarët e parlamenteve të Afrikës dhe Amerikës Latine, ishte lobimi për njohjen e Kosovës dhe shtimi i numrit të vendeve që do të njohin pavarësinë e saj.

Po kështu, Kryeparlamentarja gjatë konferencës u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, Kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Lammert, të Kinës, Egjiptit, Kanadasë dhe shumë homologë të tjerë. Edhe në këto takime,njohja e Kosovës ishte temë kryesore.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›