Komploti kundër ushtarëve amerikanë, burg përjetë 2 vëllezërve shqiptarë
30/04/2009 Gjykata e Camdenit në Nju Xhersi jep vendimin për komplot ndaj Fort Dix
CAMDEN, NEW JERSY- Gjykata vendosi burgim të përjetshëm për dy vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë, të akuzuar për komplot kundër ushtarëve amerikanë. Dritan Duka, 28 vjeç dhe Elvir Duka, 23 vjeç, u dënuan me burg përjetë, ndërsa për vëllain e tretë të tyre Shain Duka (26) pritet që sot të shpallet vendimi i gjykatës. Të tre emigrantët janë me origjinë nga Dibra e Madhe (fshati Spase) dhe një kohë të gjatë po jetonin dhe punonin në SHBA. Përveç tyre janë edhe dy të akuzuarit e tjerë shtetasi turk Serdar Tartar, 23 vjeç dhe Mohamad Ibrahim Shneuer, 22 vjeç, nga Jordania, ndaj të cilëve po ashtu sot pritet shpallja e vendimit nga paneli i gjykatësve. Akuza i ngarkoi ata për komplot ndaj një baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me përgatitjen e rekrutëve, në tetor të vitit të kaluar janë shpallur fajtorë nga një juri prej 11 vetash. Gjatë procesit të hetimeve janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë, ndër të cilët më vendimtare ishin dëshmitë e dy emigrantëve shqiptarë Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli. Akuza me 26 faqe është e mbështetur nga një aktakuzë, e lexuar që në ditën e parë të arrestimit të tyre një vit më parë. Në rastin e të pandehurve për sulmin kundër Fort Dix, shpallja e tyre fajtorë mund edhe ti çojë të akuzuarit deri në burgim të përjetshëm. Avokati i kësaj çështjeje e hedh përsëri poshtë akuzën, duke thënë se klientët e tij nuk kanë pasur në asnjë mënyrë si "qëllim ndonjë komplot kundër bazës ushtarake në Fort Dix, për të cilën akuzohen, po tu referohemi provave. Të përfshirë në këtë çështje është edhe një informator i FBI-së, me origjinë shqiptare. Emigrantët u arrestuan në vitin 2007 pas një survejimi të FBI-së dhe CIA-s. Gjatë procesit gjyqësor që ka zgjatur tetë javë, prokurorët kanë përcaktuar se bëhet fjalë për radikalë islamik dhe se ata kishin planifikuar sulm të organizuar për të vrarë ushtarë amerikanë në bazën amerikane ushtarake Fort Dix që gjendet 60 kilometra në largësi të Nju Xhersit.
Gjykimi dhe dënimi
Shain Duka ka qenë i dënuari parë që iu shqiptua dënimi me burgim të përjetshëm plus 30 vjet, me akuzën për rolin e tij në një komplot, që siç tha gjykatësi i kësaj çështje për të vrarë ushtarë në Fort Dix. Ai është njeri nga të tre vëllezërit nga Dibra e Madhe, që jeton në Cheery Hill, dhe që u dënuan në një gjykim historik mbrëmë vonë nga një Gjykatën Federale në Camden. Gjyqi i tyre zgjati më shumë se një vit dhe konsiderohet si gjyqi më i gjatë në historinë e llojit të kësaj akuze. Elvir Duka u dënua me burgim të përjetshëm dhe Ditran Duka gjithashtu mori jetën plus 30 vjet. Ata kanë gjasa që të dërgohen për të vuajtur dënimin në burgje të veçanta të sigurisë super-maksimale burgjet federale, thanë zyrtarët në kushte të anonimitetit. Për dy vitet e fundit, ata kanë qenë në paraburgim në Qendrën Federale të Paraburgimit në Filadelfia. Vëllezërit Duka, së bashku me dy të tjerët, një turk dhe një jordanez, ishin bashkë-pandehur, dhe janë dënuar në dhjetor 2008, po me të njëjtin dënim që dha gjykata dje, edhe nga një juri prej 11 vetash, për konspiracion. Akuza: "Për të vrarë ushtarët e shërbimeve me uniformë në një komplot ku shërbejnë e stërviten rekrutët në bazën ushtarake Fort Dix. Bazë e cila sipas akuzës që qe ngritur ndaj tyre e identifikuar si një objektiv që të ishte i mundur për sulm". Megjithëse gjatë shqiptimit të dënimit gjykatësi Kugler, i " liroj ata nga akuzat për tentativë vrasjeje", nuk ndikojë aspak në marrjen e vendimit për burgim të përjetshëm plus 30 vjet.
Mohomi i akuzës nga pala mbrojtëse
“Klientët tanë nuk kanë planifikuar komplot kundër amerikanëve”
Dritan Duka dëshmoi gjithashtu gjatë gjykimit dje se ai ishte i shpalljes "Krejtësisht të pafajshëm" dhe se gjyqi në këtë rast nuk do të kishte asnjë lloj vendimi të këtillë "pa gënjeshtrat dhe fantazitë e shpifura ndaj e tij bashkë me vëllezërit nga informatorët, Shnewer dhe bashkë-pandehuri, tjetër Serder Tatar, janë planifikuar për tu dënuar sot. Avokatë të mbrojtjes së tre vëllezërve Duka, jo vetëm në gjyqin e zhvilluar dje, por prej se kur ata u arrestuan kanë argumentuar se tre vëllezërit Duka kurrë nuk kanë pasur në mendje ndonjë komplot dhe çdo propozim ka qenë një "mendim" i avancuar duke u paguar informatorëve shuma të mëdha financiare për përfitime personale, domethënë edhe shkelje ligjore në statusin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha avokati vëllezërve Duka. Avokati i Dritan Dukës u shpreh se klienti i tij nuk kishte rol qendror në këtë komplot dhe se ai ishte futur në grackë. Por për akuzën, 30-vjeçari do të ishte një prej personave që do të qëllonte me armë, si një ushtar i Zotit”. Për avokatin e shqiptaro-maqedonasve, ata nuk janë ushtarë të xhihadit. Ata janë thjesht fetarë të devotshëm dhe familjarë punëtorë. I ati i dy vëllezërve u shpreh se “nëse fëmijët e tij do të ishin fajtorë, atëherë ata nuk do të ishin më fëmijët e tij. Por ata janë të pafajshëm”, - deklaroi ai. Ndërkaq, kjo ngjarje pati jehonë të madhe edhe tek bashkëkombësit e vëllezërve, të cilët që në momentet e para të arrestimit u shprehën kundër këtij vendimi, duke dalë në mbrojtje të tyre. Sipas shqiptarëve të Maqedonisë, tre vëllezërit nuk kanë kryer asnjë komplot kundër amerikanëve.