Kompromisi, propozim i vjetër i opozitës socialiste
Kompromisi që po afrohet rreth idesë së hapjes së kutive të materialeve zgjedhore, në fakt nuk është i ri. Ai është bërë i njohur si propozim i opozitës socialiste, që gjatë kohës së negociatave të rreth dy muajve më parë dhe si i tillë është rrëzuar nga shumica e djathtë. Ideja në fjalë është bërë publike fillimisht në komisionet parlamentare nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili e ka hedhur atë në tryezë pas refuzimit kategorik të demokratëve për të hapur kutitë e fletëve të votimit. Rrëzimi i këtij propozimi është bërë me argumentin e njohur se këqyrja e materialit zgjedhor mund të bëhet pas arkivimit të tij që kushtëzohet me asgjësimin e fletëve të votimit. E reja pra në këtë pikë është se tanimë shumica duket se pranon opsionin “Ruçi”, por duke bërë të qartë se nëse ai shihet si rrugë drejt hapjes së kutive të fletëve të votimit, atëherë sigurisht që ai do të rrëzohet. Në fakt, argumenti i shumicës ende mungon rreth kësaj çështjeje, për sa kohë që për këto të fundit, opozita ka respektuar kërkesën e njohur të demokratëve për marrjen e gjykimit nga Komisioni i Venecias. Me anë të një ndërhyrjeje ndërmjetësuese është ofruar një mund duket se një si në tryezën e bisedimeve që gjithsesi është problematike për Kryeministrin Berisha. Për rrjedhojë, me interes është arsyetimi që do të vijojë, edhe pse për këtë kreu i qeverisë dje dha një ide kur risolli në skenë rezolutën e KiE-së.
#