E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca rajonale për kufijtë, sot në Tiranë

Takimi

Sot fillon punimet në Tiranë Konferenca e Shtatë e Ministrave të Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Mbi sigurinë e kufijve”. Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë në bashkëpunim me DCAF (Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura). Në konferencë marrin pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve është bazuar në programin përkatës të DCAF. Programi i bashkëpunimit është fokusuar në kryerjen e reformave ligjore, forcimin e lidershipit dhe aftësive menaxhuese, kryerjen e analizës së riskut, përmirësimin e kapaciteteve të hetimit dhe investigimit, mbështetjen logjistike dhe kryerjen e trajnimeve të posaçme për policitë kufitare. Ministrat e Brendshëm të pranishëm në konferencë, krahas vlerësimit të tyre mbi progresin e arritur në fushën e sigurisë së kufijve gjatë vitit 2009, do të paraqesin edhe propozime konkrete për zbatim në funksion të rritjes së nivelit të bashkëpunimit rajonal. Në këtë konferencë synohet të konfirmohet edhe njëherë angazhimi i vendeve të rajonit për të garantuar kufij të sigurt e të kontrolluar dhe njëkohësisht mbështetja për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›