E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Urgjent gjykatat administrative

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku u kërkoi sot ligjvënësve, vecanërisht opozitës të paaraqitet në Kuvend dhe të shpëtojë biznezin duke votuar pro miratimit të ligjit për Gjykatat Administrative 

TIRANE-Konfindustria kërkoi krijimin sa më të shpejtë të Gjykatave Administrative për të përballuar shqetësimet që po lindin nga detyrimet fiskale. Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku gjatë një deklarate të sotme për shtyp u ka bërë thirrje ligjvënësve të miratojnë ligjin për këto gjykata, pasi sic theksoi ai vetëm kështu do mund të lindë pala e tretë e pavarur që do mund të zgjidhë konfliktin mes biznesit dhe institucionit fiskal.
“Duke marre shkak nga mundesia e rritjes se paarsyetuar te detyrimeve fiskale te biznesit si pasoje e rivleresimit te bilanceve, duke zbatuar sistemin e shumeperfolur te referencave nga administrata fiskale, shqetesim i paraqitur se fundmi edhe nga perfaqesues te opozites, kerkon edhe njehere krijimin sa me te shpejte te Gjykatave Administrative si institucionin e vetem, qe do te mund te japi zgjidhje te drejta edhe te ceshtjeve ne fjale”.

Konfindustria, nisur dhe nga rasti i mesiperm i kerkon perfaqesuesve te opozites që të japin votat e tyre per te miratuar projekt ligjin perkates per te ndertuar Gjykaten Administrative brenda legjislatures ne vazhdim deri ne 28 maj 2009.

Buxhuku arsyeton se zgjidhja e perplasjes ndermjet biznesit dhe institucioneve fiskale nuk mund te lihet vetem ne ndergjegjen dhe deshiren e ketyre te fundit. “Por duhet te kete nje pale te trete te pavarur, te shpejte dhe profesionale per te dhene vendimin perfundimtar, sikurse eshte parashikuar te jete Gjykata Administrative”.

Konfindustria deklarohet se në rast se opozita shmang këtë ligj të rëndësishëm për biznesin, do të dëshmojë mungesen e deshires dhe te vullnetit politik per te ndryshuar gjendjen aktuale të biznesit, që sipas Buxhukut, sot për sot është nën subjektivizmin e ekzekutivit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›