E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti për pronat nisi në vitin 2008

OSBE

Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka nisur prej kohësh një projekt në lidhje për regjistrimin e pronave të shqiptarëve. Ky projekt synon asistimin në çështjen e kthimit të pronave dhe garantimin e statusit të pronave në të gjithë hapësirën bregdetare të Shqipërisë (përfshirë projektin e regjistrimit të aktiviteteve) dhe projektin e qeverisë për krijimin e sistemit uniform të adresave. Donatorë në këtë projekt është Komisioni Europian, qeveria e Republikës çeke, qeveria e Greqisë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara. Por deri tani, ky projekt nuk ka nisur ende të zbatohet, pasi nuk kanë përfunduar procedurat e tenderimit. Në vitin 2008, Prezenca e OSBE-së nisi implementimin e kësaj strategjie për bregdetin e Jonit. Projekti konsiston në përfshirjen e regjistrimit të rreth 70 mijë titujve të pronësisë në proces. Sipas OSBE-së, çështjet e pronësisë në rajonin e bregdetit të Jonit kanë ndikuar në moszhvillimin e duhur të resurseve reale të kësaj zone.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›