E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmben furgonin se nuk kishte para për biletë

Korçë

Vjedh furgonin për të udhëtuar nga Pogradeci në Korçë dhe arrestohet. Aventura e pazakontë ka për autor një 38-vjeçar nga qyteti i Korçës. Ilir Proko është arrestuar nga policia me akuzën e vjedhjes, pas udhëtimit të tij të shkurtër nga Korça në Pogradec me një furgon që i përkiste një banori të Rrethit të Pogradecit. Policia tha se vjedhja është kryer në vendin e qëndrimit të furgonave në qytetin e Pogradecit. Proko ka shfrytëzuar momentin kur shoferi i mjetit doli për të mbledhur paratë nga pasagjerët dhe ka marrë drejtimin e mjetit. Ai ka shpjeguar se rrëmbimin e furgonit e kreu vetëm sa për të udhëtuar drejt Korçës, pasi nuk kishte para të paguante biletën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›