E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koplik; Miratohet buxheti nga PD-ja dhe LSI-ja



Partia Demokratike ka arritur të kalojë buxhetin në Bashkinë e Koplikut, me ndihmën e votës së këshilltarit të LSI-së në Këshillin Bashkiak. Kjo, pasi nga 13 anëtarët e këtij këshilli, gjashtë i takonin Partisë Demokratike, një LSI-së dhe të tjerët, tre Partisë Socialiste dhe të forcave të djathta politike, që janë në koalicionin “Poli i Lirisë”. Në këtë mënyrë, buxheti mori vetëm 7 vota pro. Debatet kanë nisur që në fillim të mbledhjes së këshillit, nga këshilltarët e PS-së, që nuk pranuan të votonin për buxhetin. Sipas tyre, shumica e fondeve shkon për shërbime operative dhe blerje automjetesh. Ata deklaruan se nga 53.6 milionë lekë, që është buxheti, 8.5 milionë janë caktuar për investime, 200 mijë për aktivitetet kulturore dhe 2.5 milionë për ekipin e futbollit. Debat ka pasur edhe për grantet, ku PS deklaroi se buxheti është keqmenaxhuar, ndërkohë që u arrit marrëveshja që prokuroria ta hetojë këtë akuzë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›