Teatër: Dramaturgjia botërorë pushton skenat teatrore
Sezoni pranveror me vepra nga Molieri, Anton Çehov, Eduardo de Filipo, dhe Tennessee Williams
Sezoni pranveror ka sjellë në skenat teatrore të kryeqytetit vetëm pjesë nga dramaturgjia botërore. Autorë të njohur botërorë si Molieri, Anton Çehov, Eduardo de Filipo, dhe Tennessee Williams janë disa nga autorët që kanë zbritur në skenat teatrore. Megjithëse publiku e ka duartrokitur dhe pëlqyer dramaturgjinë shqiptare ajo sërish mungon në skenat tona teatrore. Me vepra premierë këta autorë botërorë dominojnë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit të Metropolit. Këto shfaqje, të cilat janë dhe premiera kanë javë të tëra që kanë zbritur në skenë. Ato mbajnë firmën e regjisorëve të njohur shqiptarë si Albert Minga, Kiço Londo, Adonis Filipi etj, ndërkohë që gjithmonë dhe më pak po vihet re dramaturgjia shqiptare. Artistë të ndryshëm të artit skenik pohojnë se janë disa arsye që veprat e tilla nuk po ngjiten këto kohë në skenën teatrore. Cilësia e dobët e të shkruarit, problematika që ato trajtojnë etj, janë disa nga arsyet që pohohen për mungesën e dramaturgjisë shqipe. Ndërkohë që vepra të autorëve të njohur botërorë sipas regjisorëve të pjesëve vijnë aktuale me realitetin shqiptar. Ato trajtojnë probleme, të cilat janë konsideruar si plagë të shoqërisë së sotme. Ndërkohë që në skenë e Teatrit Kombëtar në ditët e para të muajit maj pritet të ngjitet në skenë komedia Të gjithë me huqe, me regji nga Gëzim Kame. Subjekti i pjesës ka të bëjë me një grup njerëzish të cilët shfaqin huqe të ndryshme dhe për këtë shkojnë të kurohen në një klinikë, ku bëjnë terapi grupi në mënyrë që të kurojnë të gjitha huqet e tyre. "Publikut shqiptar i ofrohet një pjesë e një vepre të re, e cila ka në qendër një klinike psikoanalisti, ku mblidhen disa paciente me huqet e tyre dhe vijnë te mjeku më i mirë në Evrope për tu shëruar. Thelbi i filozofisë së veprës shkon gradualisht në aspektin social, ku individët e veçantë duhen të kenë përkrahje sociale ose përkrahjen e gjerë të shoqërisë. Huqet janë me mijëra, njeriu që merret me aritmomaninë, tjetra është mania e pastërtisë, një personazh e cila po i dhe dorën do lahet e dizifektohet. Mania e njeriut që flet fjalë të pista pa dashje etj",është shprehur mbi veprën regjisori Gëzim Kame. Komedia e Lorent Bafit e shkruar në vitin 2005 do të sjellë në skenë aktorët Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Genci Fuga, Olta Dako, Ermela Teli dhe një rikthim të Viktor Zhustit.
Veprat nga dramaturgjia botërore në skenat teatrore