Korçë, adoleshenti përdhunon 5-vjeçarin
11/12/2009 E gënjen me çokollata dhe e tërheq në një banesë të braktisur. Arrestohet 17-vjeçari
DEVOLL- Një ngjarje e rëndë ka zënë fill në fshatin Zagradec të rrethit Devoll, ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka mbetur i traumatizuar, për shkak të një përdhunimi seksual. Mësohet se fëmija është përdhunuar seksualisht nga një adoleshent, 17 vjeç, nga i njëjti fshat me viktimën. Përdhunuesi kishte mundur ta tërhiqte 5-vjeçarin në periferi të fshatit, duke i premtuar atij se do të shëtisnin dhe do t’i jepte çokollata, ndërsa më pas do të ishte përsëri ai që do ta çonte te shtëpia e prindërve të tij. Në të vërtetë gjithçka kishte qenë vetëm një mashtrim.
Përdhunimi
Ashtu siç e kishte menduar, 17- vjeçari pasi e kishte larguar fëmijën nga shtëpia e tij e kishte çuar atë në një banesë të braktisur dhe aty e kishte përdhunuar seksualisht. Nga burime të policisë mësohet se ky akt është kryer nga 17-vjeçari me inicialet A.B i datëlindjes 1992, lindur dhe banues në fshatin Buzëliqen (Zagradec ) të rrethit Devoll, ndërsa viktima e tij kishte qenë shtetasi F.H, lindur dhe banues në fshatin Buzëliqen të rrethit Devoll, ku me këtë të mitur ai kishte kryer marrëdhënie seksuale. Pas kësaj ngjarjeje, kishte qenë fëmija 5 vjeç që kishte treguar gjithçka që kishte ndodhur mes tij dhe bashkëfshatarit 17 vjeç, duke lënë kështu të shokuar edhe prindërit e fëmijës. Historia e fëmijës kishte qenë mjaft tronditëse, ndërsa vetë 5-vjeçari kishte mbetur tejet i traumatizuar. Të ndodhur në këto kushte, ndërsa fëmija ishte dërguar në spitalin e qytetit të Bilishtit për të marrë ndihmën mjekësore, prindërit e tij ishin ndalur edhe në komisariatin e policisë së rrethit Devoll, ku kishin depozituar dhe kallëzimin penal në ngarkim të 17- vjeçarit. Fill pas këtij denoncimi policia e këtij rrethi është vënë në lëvizje, ku menjëherë pas ngjarjes është realizuar edhe arrestimi i tij. Ndërkaq, autori i kësaj ngjarjeje kriminale është identifikuar edhe nga vetë fëmija 5 vjeç, ndërsa 17-vjeçari nuk ka mundur të mohojë asgjë nga ato çfarë kishte kryer. Ndërkaq të njëjtat burime konfirmuan se aktualisht nga ana e policisë janë kryer veprimet hetimore procedurale, për veprën penale të “marrëdhënieve homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal, ndërsa pritet që kjo çështje t’i kalojë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.