Merret peng 38-vjeçarin, i përplasi makinën
11/12/2009 Hyri në qendrën tregtare dhe e futi në makinë me forcë
E çon në një banesë dhe e dhunon fizikisht, arrestohet
DURRES- Është arrestuar në orët e mesnatës së kaluar shtetasi Ramazan Alibejsi, pasi ai akuzohet se ka marrë forcërisht një shtetas nga Berati duke e dërguar disa kilometër larg qytetit të Durrësit. Alibejsi 46 vjeç i lindur dhe banues në fshatin Romanat të Durrësit e ka kryer krimin e pengmarrjes për të cilin akuzohet në një nga qendrat tregtare të qytetit në prani të disa tregtarëve dhe blerësve. Viktima, sipas policisë, quhet Florent H 38 vjeç, i cili ka pasur pak kohë më parë një grindje me pengmarrësin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të Durrësit tek një pikë tregtare. Alibejsi ka hyrë në këtë qendër tregtare pasi pak më parë ishte vënë në dijeni se personi që kishte kërkuar gjendej brenda. 38-vjeçari Florian H. i lindur në Berat dhe banues në Peqin ka tentuar të shqitet nga duart e Alibejsit, por ai e ka tërhequr pas duke e futur më pas në një mjet. Banorë që kanë qenë pranë ngjarjes si dhe tregtarë e blerës kanë dëshmuar para agjentëve të policisë se pengu ishte kërcënuar e fyer për shkak të një aksidenti të ndodhur nga përplasja e mjeteve. Pas këtij veprimi të dhunshëm pengu, gjithnjë sipas policisë së Durrësit, është dërguar dhunshëm në Xhafzotaj disa kilometër larg qytetit të Durrësit. Aty 38-vjeçari beratas është mbajtur për më shumë se një orë deri sa policia ka mundur të identifikojë vendin ku gjendej viktima. Në orët e mbrëmjes forca speciale nga policia e Durrësit dhe furgonë me efektiva të ndërhyrjes së shpejtë nga Shijaku kanë rrethuar zonën ku dyshohej se mbahej pengu, ndërkohë që Florent H është lënë i lirë nga Ramazan Alibejsi para se të mbërrinin efektivat blu. Pas këtij veprimi pengu ka bërë kallëzim penal në polici dhe i është nënshtruar kontrollit mjekësor. Shenjat e dhunës në trup, kërcënimi dhe pengmarrja së bashku me ushtrimin e presionit psikologjik mbi 38-vjeçarin janë bërë objekt të dosjes penale në ngarkim të shtetasit Ramazan Alibejsi. Në trupin e personit të marrë peng janë vërejtur shenja të dukshme dhune, ndërkohë që në orët e mesnatës së kaluar policia ka organizuar operacionin për arrestimin e Ramazan Alibejsit duke e vënë në pranga në banesën e tij.