Kredia, shefja e FMN-së vlerëson marrëveshjen për kredinë 250 milionë euro
Mbështetja/Përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë, Ann Margaret Westin, nota pozitive për kredinë tregtare
Marrja e kredisë tregtare me vlerë 250 milionë euro, marrëveshja e së cilës është nënshkruar vetëm pak ditë më parë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, është vlerësuar si arritje e qeverisë shqiptare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë, Ann Margaret Westin, në një prononcim për median dje vlerësoi firmosjen e kësaj kredie dhe hyrjen në ekonominë shqiptare të këtyre parave, pasi në një kohë të vështirë që po kalon bota, kjo kredi krijon mundësi likuiditeti dhe ndihmon ekonominë shqiptare
Marrja e kredisë prej 250 milionë euro nga dy bankat e huaja, “Alpha Bank” dhe “Deutsche Bank”, është një arritje e qeverisë shqiptare. Pasi futja në ekonominë shqiptare e një sasie të tillë parash ndihmon vendin për të pasur likuiditet në treg. Marrja e kredisë tregtare me vlerë 250 milionë euro, marrëveshja e së cilës është nënshkruar vetëm pak ditë më parë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, është vlerësuar si arritje e qeverisë shqiptare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë, Ann Margaret Westin, në një prononcim për median dje vlerësoi firmosen e kësaj kredie dhe hyrjen në ekonominë shqiptare të këtyre parave, pasi në një kohë të vështirë që po kalon bota, kjo kredi krijon mundësi likuiditeti dhe ndihmon ekonominë shqiptare.
FMN përshëndet kredinë 250 milionë euro. Pak ditë më parë edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se para se të merrej kredia, ajo është diskutuar edhe me FMN–në dhe me BB–në dhe sipas tij, sugjerimi i tyre ka qenë që e rëndësishme është që Shqipëria në qoftë se do të arrijë të marrë kredi në tregun ndërkombëtar, përbën një sukses shumë të madh. Nuk ka rëndësi norma e interesit me të cilën do e merrni, pasi sot nuk ofrohen para. Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, nënshkroi në datën 4 maj marrëveshjen për kredinë sindikale me “Alpha Bank” dhe “Deutsche Bank”. Kredia merret për të financuar nevojat e buxhetit të shtetit për shpenzime kapitale për vitin 2009, duke përfshirë financimin e mbetur të rrugës Rrëshen-Kalimash. Kjo kredi do të shpërndahet në dy transhe. Transhi i parë prej 95 milionë eurosh do të disbursohet brenda muajit maj, dhe transhi i dytë prej jo më tepër se 155 milionë eurosh, që do të agregohet nga sindikata e gjerë, do të shpërndahet brenda muajit qershor. Në transhin e parë, bankave rregulluese iu bashkua dhe Banka e Pireut (Tirana Bank) në rolin e Rregulluesit Kryesor të Bashkuar (Joint Lead Arranger) me një kontribut prej 20 milionë eurosh, si dhe Banka Kombëtare Tregtare me një kontribut prej 11 milionë eurosh. Një numër i madh bankash të tjera, me aktivitet ndërkombëtar, por edhe lokal, kanë shprehur interes për t’u përfshirë në sindikatën e gjerë që do të disbursohet në formën e një transhi të dytë. Ky zhvillim shumë pozitiv tregon edhe një herë besimin që institucionet financiare ndërkombëtare kanë në ekonominë tonë dhe në ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria. Ndërsa opozita e ka kundërshtuar marrjen e kësaj kredie, duke deklaruar se ajo rrit borxhin publik, Kryeministri Berisha e ka vlerësuar si arritje dhe e ka cilësuar si një certifikatë të vërtetë besimi të tregjeve ndërkombëtare dhe tregon se ekonomia shqiptare është solide.