E Shtunë, 31 Tetor 2026

TI: Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria kalon 41 vende nga 2005-2008



Shqipëria ka bërë hapa gjigantë për sa i përket luftës kundër korrupsionit. Gjatë kësaj qeverisjeje, treguesit e luftës kundër korrupsionit janë përmirësuar ndjeshëm. Në raportin e fundit të “Transparency International”, Shqipëria ka kapërcyer shumë vende dhe ka ndryshuar renditjen e perceptimit të korrupsionit. Sipas TI, nga viti 2005 në vitin 2008 Shqipëria ka kaluar 41 vende në renditjen e vendeve me nivel korrupsioni të lartë, çka do të thotë se në vendin tonë niveli i këtij fenomeni është shumë më i reduktuar pas 4 vjet qeverisjeje nga demokratët. Sipas “Transparency International”, Shqipëria kaloi 41 vende nga 2005-2008 në renditjen e perceptimit të korrupsionit. Po sipas këtij raporti të TI-së, në vitin 2005 Shqipëria renditej vendi i 126-te në listën e renditjes së perceptimit të korrupsionit. Nga viti në vit, kjo renditje nisi të ndryshojë, duke lënë pas vende të tjera me nivel më të lartë korrupsioni. Kështu, në vitin 2006 në këtë listë Shqipëria u ngjit duke kaluar 15 vende e duke u renditur në vendin e 111-të, në vitin 2007 u rendit në vendin e 105-së, duke arritur në vitin 2008 të renditet në vendin e 85-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›