E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Kuvendit të Kosovës, takime në Tiranë

Krasniqi

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u prit dje gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, nga përfaqësuesit më të lartë në vend. Kështu, fillimisht Krasniqi zhvilloi një takim me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Gjatë këtij takimi u fol edhe për faktin se së shpejti Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje të reja bashkëpunimi, veçanërisht për lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik, përveç zbatimit më intensiv të 58 marrëveshjeve ekzistuese. Dy homologët i konsideruan si unike marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në konferencën e përbashkët për shtyp folën edhe për rëndësinë e madhe që ka diplomacia parlamentare për vende si Kosova dhe Shqipëria. Më pas Kryeparlamentari kosovar zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Berisha. Nga ana e tij, Berisha vlerësoi se tashmë Kosova është shndërruar dhe po konsolidohet përditë në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon. Kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha dhe të qeverisë shqiptare për mbështetjen dhe ndihmën që i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës, si në procesin e njohjes së pavarësisë, ashtu edhe në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dobi të së mirës së dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›