Kreu veprime të turpshme me të miturën, arrestohet
Pogradec
POGRADEC- Një 25- vjeçar nga Pogradeci është arrestuar dje nga policia me akuzën e kryerjes së veprimeve të turpshme me një të mitur.
Sipas burimeve policore, arrestimi i tij është bërë pasi familjarët dhe vajza e tyre 11- vjeçare, banorë të lagjes nr 4 të qytetit, kanë deklaruar në polici se 25- vjeçari Stavri Thano nga muaji shkurt i vitit 2008 deri në fund të muajit mars 2009, ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tyre 11- vjeçare.
Ka qenë vetë 11- vjeçarja e cila ka treguar para oficerit të policisë gjyqësore veprimet e turpshme që ka kryer me atë 25- vjeçari Stavri Thana. Ajo ka thënë se djali e merrte në shtëpinë e tij dhe më pas e ngacmonte.
Në bazë të këtyre dëshmive është bërë ndalimi i 25- vjeçarit Stavri Thana për veprën penale vepra të turpshme me të mitur, e parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal. Sipas burimeve policore, Stavri Thana para disa vitesh ka qenë i dënuar me burg për veprën penale të marrëdhënie seksuale me të mitura, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal. Materialet i janë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.