E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krisafi prezanton librin "Në kërkim të arit"

Historia e arit shqiptar e rrëmbyer gjatë luftës së dytë botërore vjen në një libër me vlera akademike të rralla nga Ksenofon Krisafi. Libri "Në kërkim të arit", mund të quhet pa frikë një manual i vërtetë shqiptar I arit të negociatave diplomatike. Një përvojë e rralë për diplomatët, shtetaërët dhe zyrtarët të cilët mund të mësojnë nga përvojat përsonale e profesionale, nga formati, taktikat, stategjitë etika dhe gjuha e përdorur nga diplomacia ndërkombëtare gjatë debatit 50 vjeçar për artin shqiptar. Ari ishte shqiptar, kurse betja e kthimit të tij ishte ndërkombëtare, gjë që i jep temës dhe trajnimit një hapësirë më të madhe se koha kur kanë ndodhur ngjarjet. Ksenofon Krisafi është diplomuar në fakultetin e Shkecave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës, ai ka punuar në ministrnë e Jashtme si drejtor dhe ambasador në OKB dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë. Për shumë kohë ka qenë sekretar i përgjithëm i Këshillit të Ministrave dhe këshilltar diplomatik i kryeministrit. Si diplomat ai ka marrë pjesë në disa dhjetra konferenca ndërkombëtare dhe takime dy e shumëpalëshe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›