Mandati,FMN: Qeveria të kërkojë marrëveshje tjetër
Deklarata/Shefja e FMN-së në Tiranë, Westin: FMN, edhe pa marrëveshje. Akses në asistencën teknike
FMN-ja do të qëndrojë në Tiranë, nëse kjo kërkesë i vjen nga qeveria shqiptare. Ann-Margret Westin, shefja e FMN-së, deklaroi dje se duhet që autoritetet shqiptare të bëjnë kërkesë për tipe të tjera marrëveshjesh, duke qenë se ajo aktuale mbaron në fund të vitit. Por sërish programi i ri do të fokusohet në stabilitetin makroekonomik. Ndërkohë, nga ana e qeverisë duket se nuk ka gjasa që të kërkojë shtyrjen e mandatit të FMN-së në Shqipëri, duke kërkuar marrëveshje të tjera me të
Nëse Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të qëndrojë në vendin tonë për të vazhduar rolin e mbikëqyrësit të buxhetit të shtetit dhe financave publike, këtë duhet ta kërkojë vetë qeveria shqiptare. Kjo është deklarata që përfaqësuesja Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Ann-Margret Westin ka bërë dje pas debatit të çelur tashmë nëse FMN-ja duhet ose jo të qëndrojë në vendin tonë. Westin ka sqaruar se kjo është një procedurë që ndiqet në të gjitha vendet anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në janar të 2009-ës programi aktual 3-vjeçar i FMN-së me qeverinë e Shqipërisë, i mbështetur nga marrëveshjet e kombinuara PRGF (Fondi i Reduktimit të Varfërisë dhe Rritjes Ekonomike) dhe EFF (Fondi i Zgjeruar) do të përfundojë, duke supozuar se rishikimi i gjashtë dhe i fundit do të përfundohet në kohë. Pas kësaj date FMN-ja do të jetë i detyruar të largohet nga Shqipëria, pasi mandati i tij përfundon me mbylljen e kësaj marrëveshjeje. Nëse qeveria shqiptare do të ishte e interesuar për të diskutuar me FMN-në programe të tjera ajo duhet ta kërkojë këtë zyrtarisht pranë FMN-së. Ndërkohë, programi aktual është i gjashti që Shqipëria ka me FMN-në, si dhe i katërti afatgjatë. Që në fillim të tij, pritej që ky do të ishte programi i fundit PRGF me Shqipërinë, i cili është konceptuar për vendet më të varfra. “Nëse autoritetet shqiptare janë të interesuara, FMN-ja është gati për të diskutuar të tjera tipe programesh që mund të vazhdojnë kur programi aktual të mbarojë. Një program i tillë do të përqendrohej përsëri në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por do të përmbante më pak kushte për reformat strukturore dhe mund të përmbajë ose jo akses për financime nga Fondi. Të tilla marrëveshje mund, për shembull, të kenë formën e një marrëveshjeje të rregullt ose paraprake të gatishmërisë (Stand-By)”, - është shprehur dje shefja e FMN-së në Tiranë, Ann-Margret Westin
Ajo ka sqaruar se si për të gjitha vendet me të cilat FMN-ja punon, një kërkesë për një tjetër marrëveshjeje vjen nga autoritetet. Ajo lë si mundësi bisedimesh me qeverinë shqiptare takimet që kjo e fundit ka në vazhdim të muajit që vjen. “Kjo mund të diskutohet më tej me qeverinë gjatë mbledhjeve të ardhshme vjetore në Uashington në mes të tetorit, si dhe gjatë misionit të fundit të rishikimit në Tiranë në fillim të nëntorit”, - sqaron Westin. Gjithsesi, edhe nëse FMN-ja nuk do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me qeverinë shqiptare, FMN-ja përsëri do të vazhdojë të ketë konsultime me vendin tonë.
“Vlen për të vërejtur se ka apo nuk ka një program me FMN-në, një vend anëtar, përsëri ka akses në asistencën teknike të FMN-së dhe ne përsëri do të ndërmarrim konsultimet e artikullit IV, çka ne e bëjmë me të gjitha vendet anëtare”, - sqaron Westin.