Kriza, FMN dhe Banka Botërore 100 miliardë USD
28/04/2009 Shtohen huatë për vendet e varfra
Banka Botërore dhe FMN-ja do të shtojnë huatë e saj në ndihmë të vendeve të varfra që janë prekur nga ngadalësimi i ekonomisë botërore. Drejtori i BB-së Robert Zoellick dhe drejtori i FMN-së Dominique Straus-Kahn dhanë mbështetje që vendet me ekonomi me rritje të shpejta të kenë një zë më të fuqishëm në të dyja institucionet financiare. Presidenti i Bankës Botërore Robert Zellik tha se Banka do t’i shtojë huatë me rreth 100 miliardë dollarë gjatë 3 viteve të ardhshme, duke theksuar se kriza ekonomike ka hedhur në varfëri të skajshme rreth 90 milionë banorë në mbarë botën. “Dihet gjerësisht se bota përballet me një krizë ekonomike të paparë. Të varfrit mund të vuajnë më shumë dhe ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në kohë për të ndalur një katastrofë humanitare”, - tha presidenti i Bankës, Robert Zoellick. Ministrat e Financave thanë se vendet e varfra kanë nevojë për ndihmë, por pa i rënduar më shumë me borxhe. Banka Botërore premtoi t’u japë vendeve të varfra më shumë se 55 miliardë dollarë për projekte publike të lëna në mes nga kriza. Kjo pason trefishimin e huave, 12 miliardë dollarëve për të mbështetur arsimin, shëndetësinë dhe programe të tjera në vende të varfra. Takimi i Bankës Botërore u dha fund tre ditë bisedimesh në Uashington rreth krizës ekonomike, por nuk rezultoi në premtime të reja për fonde nga qeveritë. Bisedimet përfunduan me forcimin e rolit të Bankës Botërore dhe FMN-së në zgjidhjen dhe monitorimin e krizave. Në fillim të muajit në Londër, udhëheqësit e grupit të 20-shes premtuan të shtojnë mbështetjen për FMN-në, Bankën Botërore dhe organizata të tjera ndërkombëtare financiare me 1,1 trilionë dollarë për të luftuar krizën globale.