Kryeministri Thaçi premton mbështetje për FSK-në
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral major Kadri Kastrati për herë të parë pas marrjes së detyrës, është takuar të martën me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili premtoi mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë për FSK-në.
Gjeneral Kastrati e njoftoi kryeministrin e vendit mbi objektivat e tij për zhvillimin e FSK-së në këtë fazë, si edhe për të ardhmen.
Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati shprehu bindjen se FSK-ja është në rrugën e duhur të zhvillimit dhe ngritjes së saj të vazhdueshme.
Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi u interesua për zhvillimet në FSK-së dhe premtoi mbështetje të gjithanshme nga Qeveria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndryshe, takimi i sotëm i komandantit të FSK-së gjeneral major, Kadri Kastratit me kryeministrin e Hashim Thaçi, ishte pari, pas ardhjes së gjeneralit në krye të FSK-së.