E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri vlerëson vendimin e "Çalik Enerji" për reduktim të tarifave

Kryeministri Berisha priti dje në një takim presidentin e kompanisë turke "Çalik Enerji", z. Ahmet Çalik, i cili e informoi për planin e investimeve të kompanisë "Albtelekom" dhe "Eagle Mobile" dhe projektin për zgjerimin e shërbimit të telefonisë fikse. Kryeministri Berisha përshëndeti vendimin e kompanisë për reduktimin e ndjeshëm të tarifave të telefonisë së lëvizshme dhe shërbimit të internetit dhe shprehu vlerësimin e tij për investimet e kryera, duke sjellë teknologjinë më të përparuar dhe duke iu ofruar abonentëve shërbime më te mira me çmime të arsyeshme.

Berisha fton grekët për ndërtimin e landfileve në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti dje disa përfaqësues të kompanisë greke “Polyeco”, të kryesuar nga menaxheri i përgjithshëm i saj, z. Athanassios Polychronopoulos. Kjo kompani, e cila është e njohur në Greqi dhe në shumë vende të tjera për trajtimin e mbetjeve të ngurta urbane, të mbetjeve detare, si dhe mbetjeve të tjera të rrezikshme, i prezantoi Kryeministrit Berisha një projekt ide për të bërë një investim të tillë edhe në Shqipëri.

Kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për interesin e shprehur për të investuar në Shqipëri, ndërsa u shpreh se problemi i trajtimit të mbetjeve urbane në përgjithësi në vend është shumë i rëndësishëm dhe se në këtë drejtim ka ende shumë për t’u bërë. Kryeministri u prezantoi atyre dhe projektet për ndërtimin e disa landfileve në qytete të ndryshme të vendit, si dhe iu shpjegoi strukturat përgjegjëse për trajtimin e mbetjeve urbane, përfshi këtu dhe pushtetin lokal. Më tej, Kryeministri i siguroi se projekti i tyre do të vlerësohej sipas kritereve dhe ligjeve të vendit tonë, si dhe i garantoi për mbështetje nga strukturat e qeverisë për realizmin e këtij projekti, pas aprovimit. Kompania greke “Polyeco” punon me standarde të larta ambientaliste, synon pastrimin e ambientit dhe mbrojtjen e tij nga përpunimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›