E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamil, nis shembja e ndërtimeve pa leje

18/02/2009  Në zonën e quajtur “Marina”

SARANDE- Specialistët e urbanistikës të komunës së Ksamilit, të mbështetur edhe nga Policia e Rendit, kanë nisur dje një operacion ndëshkues për informalitetin e tejkaluar që ka vijuar pa ndërprerje në këtë pjesë të bregdetit. Ndërhyrja e Inspektoratit të Ndërtimit të kësaj komune ka nisur nga prerja e atyre që quhen “fitila” të armaturave të hekurit në zonën e quajtur “Marina”, në këtë komunë. “Dita e sotme ka qenë vetëm e para në prishjen e objekteve në ndërtim apo të ndërtuara, pasi komuna ka identifikuar të paktën 28 objekte të tilla, të cilat nuk janë përfshirë në procedurat e legalizimit”, tha Vesel Koçia, kryetari i komunës së Ksamilit. Prishjet nuk janë shoqëruar me ndonjë reagim negativ. Banorë të komunës, që kanë qenë të pranishëm dhe kanë ndjekur operacionin jashtë interesave të tyre, janë shprehur se kjo i jep goditje trafikut të trojeve. Kjo zonë është mjaft e lakmuar për ndërtime, pasi është një nga bukuritë e rralla që ka qyteti i Sarandës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›