E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vrasë pronarin e barit, arrestohet

Ngjarja

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë kryen dje arrestimin në flagrancë të shtetasit Griseld Anton Gjergjaj, 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye, sepse tri ditë më parë, rreth orës 02.00, në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri e llojit pushkë në ambientet e një lokali, pas një konflikti me shtetasin Erjon Shema, 22 vjeç. Fatmirësisht, si pasojë e kësaj grindje nuk ka të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pushkë, si dhe dy gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Griseld Gjergjaj, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “kanosjes” dhe “armëmbajtje pa leje”, vepra penale këto të parashikuara nga neni 84, 278/2 dhe 25 i Kodit Penal.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›