Kurset, të detyrueshme
Rregulli
Trajnimi pranë Akademisë është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e këtyre administratave. Sipas vendimit të qeverisë, më datë 16 dhjetor, kurset organizohen për punonjësit në periudhë prove, si dhe në vazhdimësi për punonjës të tjerë, sipas një grafiku të hartuar në përputhje me listat emërore të paraqitura nga drejtoritë përkatëse. Gjatë kohës së trajnimit, nëpunësi merr pagën e plotë. Në përfundim të çdo kursi, organizohet provimi i vlerësimit të dijeve të marra. Vlerësimi i dhënë në përfundim të provimit bëhet pjesë e vlerësimit vjetor të të punësuarit në administratën tatimore apo doganore. Punonjësit në periudhë prove, të cilët nuk kalojnë provimin e vlerësimit të organizuar pranë Akademisë, nuk konfirmohen për përfundimin me sukses të periudhës së provës.
#