Kusht edhe për programet e specializimit afatgjatë
Kapitulli i dytë i ndryshimeve ka të bëjë me decentralizimin e vendimmarrjes. Ndryshimi që bëhet në ligj synon që miratimi i shkollave të reja publike ose private të mbetet kompetencë e Këshillit të Ministrave. Miratimi i drejtimeve dhe programeve të reja mësimore do të jetë kompetencë e ministrit të Arsimit mbi bazën e vendimit të Këshillit të Akreditimit. Ligji saktëson se, ministri nuk mund të marrë asnjë vendim ndryshe nga vendimi i Këshillit të Akreditimit. Të gjitha ndryshimet që ndodhin në programet e kurrikulës për drejtimet e miratuara, janë kompetencë e universiteteve. Filozofia e decentralizimit ka të bëjë me atë që duhet t’u krijojmë mundësi universiteteve që, sa më shpejt, të krijojnë profilin e tyre në konkurrencë me shkollat e tjera.
#