E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër e Tepelenë, asgjësohen parcela me hashash

08/07/2009  Pa asnjë pronar

Policia lokale ka asgjësuar në orët e para të mëngjesit të ditës së martë, në afërsi të lumit Bënçë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Tepelenës, 98 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Tepelenës, pohuan se, lënda narkotike kultivuar pranë shtratit të lumit Bënçë, në afërsi të fshatit që mban të njëjtin emër, në një parcelë të pyllëzuar që ishte hapur rishtazi. Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që policia lokale identifikon në jug të vendit lëndë narkotike të kultivuar në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës.

Ndërkohë, gjatë këtij viti janë ndaluar nga ekspertët e sektorit të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike rreth 15 shtetas, nga këta dy shtetas gjermanë, të cilët kanë tentuar të transportojnë drejt Greqisë lëndë narkotike, si dhe 50 kg heroinë. Ndërkohë të njëjtin operacion kanë bërë dhe efektivat e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës kanë zhvilluar një operacion të shpejtë për asgjësimin e një sasie bime narkotike në zonat e thella malore të rrethit Malësi e Madhe. Sipas burimeve zyrtare të kësaj drejtorie policie, aksioni është përqendruar në komunën e Shkrelit. Në vendin e quajtur “Logu i Shtogut”, të komunës Shkrel, rrethi Malësi e Madhe është arritur të identifikohen dhe asgjësohen, me anë të djegies, 1500 rrënjë bimë me karakteristika të ngjashme me atë të bimës së ndaluar cannabis sattiva. Bima narkotike u gjet e mbjellë në katër parcela të ndryshme, të cilat ndodheshin në një distancë jo shumë të largët me njëra – tjetrën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›