Kuvendi: Shtyhet qëndrimi i trupave në Çad
Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Shqipërisë u miratuan një sërë projektligjesh dhe marrëveshjesh. Në këtë seancë kaloi vendimi për shtyrjen e afatit të qëndrimit të trupave tona në çad. Gjithashtu u votua nisma “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a, si Agjencia e Zbatimit të Projektit dhe Kfw Frankfurt Am Main për financimin e projektit “Linja Unazore 110 KV e Shqipërisë së Jugut” nëpërmjet një huaje prej 37.750.000 eurosh”. Deputetët votuan edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a, si agjencia e zbatimit të projektit dhe Kfw Frankfurt Am Main për financimin e projektit “Linja unazore 110 kv e Shqipërisë së Jugut” nëpërmjet një huaje prej 10.750.000 eurosh”. Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe projektligjin “Për gjuetinë”.
#