Kuvendi miraton kontratën e parë koncesionare për kultivimin e ullirit
P/ligji i cili seancën e kaluar ka qenë pjesë e debateve të ashpra në kuvend, ditën e djeshme ka gjetur miratim nga shumica e deputetëve. Kështu me shumicë votash, parlamenti ka votuar Për miratimin e kontratës së koncensionit, të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim), për kultivimin e ullirit, në një sipërfaqe deri 1000 ha, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si autoritet kontraktues dhe AGROTAL-1, sha, Tiranë.
Kontrata parashikon që ullishtja në këtë zonë të ngrihet brenda 7 vjetësh dhe prej saj të prodhohen 10 ton ullinj për hektarë. Procesi për këtë konçesion ka nisur prej 2 vjetësh dhe paralelisht me projektin, u paraqit edhe studimi për 1 mijë hektarë në një zonë afër Kavajës. Ky është konçesioni i parë për ullishte, i cili starton nismën e qeverisë për mbjelljen e 20 milionë rrënjë ullinjve në vendin tonë.