LËVOZHGA E NDJENJËS
- nën qiellin e pamundësive
Flurans ILIA
I.
Pasi shishet e shtrenjta të verërave u pinë
U pinë të shtrenjtat shishe të verërave, pasi
U grisën fjalitë e stërzgjatura
Kapota e vjetër zhele u bë, ndërkaq.
U mblodhën gotat e boshatisura
Gotat këmbëholla si balerina
Balerinat si gota këmbëholla
U vendosën për t'u shpëlarë në lavapjatë.
Puthja sipërfaqësore
E Hënës mbi të ftohtin Posedon
Tylëhollë në maska të lunatizmit Arketip
Arketip lunatik i të maskuarës tylëhollë
{Një çarçaf dëbore është
mbi kratere shikimesh opake,
Histori e lexuar, e fatëzuar dikur
në faqet e Perandorisë Romake}
Mangall vetullbronzët
Përtej kufijve të «Arkipelagut Gulak»
Ku gjithsecili nga NE është një ishull-
-vullkanik, i tredhur,
që vlon i heshtur,
si dem i përndjekur,
dërgon mesazhe danteske,
thëngjijsh të djegur...
Sy-
-arratisur nga «Guernika»
shtresojnë
portretet
tona
impotente
materializuar
mbi parmak.
Copëza yjesh që ndizen dhe shuhen
fishekzjarr mbi buzën e mbetur pa gjak.
II.
Bisedat materiale vazhdojnë
Vazhdojnë të jenë materie bisedat
Fjalitë grisen dhe bën ftohtë
Shërbëtorja spanjolle servir kafe
{të kredhur në dhimbje
si buzëqeshja e Çe Gevaras}
ndër sytë e saj latin, të ngrohtë.
Gishtat e mi qerosë -
- si Buda misionarë-paqësorë-barkfryrë:
Cicat e porcelanit aziatik prekin butësisht!
Cicat e bardha të «bukurosheve të fjetura»
Nga Fisi i Pemës
kur i gërvishtet lëvozhga e ndjenjës
rrjedh si kauçuk teposhtë
rrjedhës, një lëng i nxehtë
që më kujton një dashuri të shtrenjtë:
III.
Dashurinë e
Vendit tim.
Dashuri e dikurshme me to(oh)llona,
si askund
Da(ah)shuri e dikurshme e rreshtuar në radhën
e kosit të pafund
Për një kile djathë,
një pako gjalpë,
një kile mish,
Nga trupi i dikurshëm i Dashurisë.
Kush e solli Doruntinën?
Valltaren këmbëzbathur nga njëri yll në tjetrin,
përmbi shpinë?
Premtimi i pleksur
i flokëve të përbaltura?
Ai premtim i dikurshëm që më Ringjalli?
Mëma e Dheut
që prodhonte aq pak qumësht
vetëm me njërin gjoks përjashta
prej «murimit legjendar»
Dashuri e dikurshme?
Dashuri e sotme që vjen
drejt meje me galopim jetësor?
vrastar?
në bregun e këtij oqeani të ftohtë
më braktis si një zog okatar?
- O Kalorës Fantazmagorik!
- O Lunatik i Veçuar!
ǒkërkon ti në këtë gosti peshk-a-qensh?
gjakftohtësisht të pasur,
(Si një Konstantin për kushedi se ku?)-Përsëri
I rimërguar.
Cape Cod, 2005
SUPË KËRPUDHASH NË TIRANË
Zogjtë pinë ujin e ndenjur të pellgjeve
përtej xhamave të "Rozafa Palace"
pellgëzuar, në vazon antike të syve të tu
pellazgjike
Oazë i kapërdirë
mbrujtur në mugëtirë
kërpudha bishtgjata, ledhatuar nga nata
Pjata
mbinë njëtrajtësisht në syrin e zogtarit
të laureuar në fronin e kujtesës
fshehur pas ulcerës së meditimit
poshtë ombrellës së flijimit?
¿
pikëpyetje kokëposhtë
çengelat mjeranë
kacavirren
kërpudhat e përhapura
pas shiut mbi Tiranë
DUKE TË PRITUR TY
Duke të pritur ty,
koha shpërbëhet në miliona
çaste ajri pagëzuara me aromë
agrumesh në shikimin tim
Duke të pritur ty,
gjithmonë kam besuar
se ky ishte fundi dhe
dhe si një zog shtegtar
në kohë shtegtimesh
gjithmonë kam ndier
fillimin e një shtegtimi të ri
përsëri dhe përsëri
Duke të pritur ty,
numëroj çastet e uritura
me shikimet drejt e mbi njerëzit
e pasur, dhjamur, nëpër restorantet
buzë rrugëve përballë strehës ku të pres
Shikimet ndërthuren përleshen agresivisht
ngrihen kureshtare indiferente vdesin
midis meje dhe njerëzve të ngopur
të cilët nuk e kuptojnë urinë që kam në shpirt
në çastin që vdes tjetrin që në rrugë vjen
duke të pritur ty.
ME MAÇOKUN TËND TË ZI
Tenxhere e vjetër mbi zjarr
Zien forma artistike e mendimit
Në një tas me vaj ulliri
Natyra paqësisht ndërthuret
Me aromë ulliri qepë limon
Në buzën e kupës së zbrazët gjurmët
(gjurmë) Vera e kuqe ka lënë mbi buzë
Tryeza e drunjtë dhe buka janë
Ekzistenca e shpirtit
Të arratisur si zogu i shiut
Mijra kilometra puthjesh (larg)
Mbi pezul të dritares tënde
Pezull qëndroj
Këtë ëndërrnatë
Ndërsa gjokset fërkon e vetme
Me maçokun tënd të zi
Mbi shtrat
VO! Keto tri poezi te faqosen ne nje kolone, djathtas
FËMIJËT E SHQIPËRISË
Fëmijët e Shqipërisë
luajnë me dhé
me të vetmen lodër
që kanë dhe i argëton
Shikojini
Shikojini pak më tej
Në mes të lagjes së varfër
ku banojnë
Kanë hapur një gropë të madhe
Duke luajtur, krejt rastësisht,
pa e kuptuar, të thellë për dreq,
si duket, për të groposur,
njëherë e përgjithmonë
Ata që i kanë bërë
kaq fatkeq...
ÇASTET PA VLERË
Cigaret xixëllojnë
në mbrëmje
Peshqit e kuq flenë
nëpër akuariume
Pikturat moderne
i bëjnë më misterioze muret
nën ndikimin e abazhurëve
Kalimi i kohës më të mundimshme
Janë çastet pa vlerë
Ditët e mia të arratisura
Heshtin
Përpara një vitrine
Me një cigare
Të shuar në buzë
PËRGJUES I VETVETES
Përgjoj në vetvete
Çastet krejt të dhimbshme
Të kthimit në përgjues.
Mijëra drurë të prerë
Si të vrarët pa gjyq
Që dora e Perëndisë mbolli
Mbi tokë për kaq vjet
Dhe Mëma Natyrë në Mitër
I mbajti përjetë.
Përgjoj vetveten
Këtë qenie egoiste.
Përgjoj rënien e ngadaltë
Të gjethes gjer mbi tokë
Ku më mbas inorganikisht
Do të ushqejë pemën
E mbas saj lëmyshqet
E gojës prej ku rrjedh
Fjala
Krejt e vetme
Përmes vetvetes
Këndej do të kalojë
Duke përgjuar gurgullimën
E Kohës
Ndjenjave
Pyllit të trishtë
Të zhveshur lakuriq
Si marrëzia jote njeri
Ndërsa drurët pret.
1992
SHTEGTUES... Flurans Ilia (Flurka) e ka nisur shtegtimin e tij në kërkim të poezisë herët. Në fillim shtegtimi qe thjesht brenda vetes, mbi krahë metaforash të poetëve të njohur. Një ditë krijoi metaforën e parë të tij. E mbante në dorë si fëmija xixëllonjën dhe, në një nga mbrëmjet e atyre viteve, ma tregoi poezinë e tij të parë me kujdesin e fëmijës që i tregon shokut xixëllonjën nga frika se mos i ikën. Flurka, pas rënies së Murit, nisi shtegtimin e tij në kërkim të vetes, në kërkim të poezisë. Në fillim drejt Greqisë, tokës ku lindi poezia. Pastaj u end nëpër Ballkan dhe Europë. Më në fund, mbërriti në “tokën e premtuar” matanë Atlantikut. Këto vite kanë qenë për të përvoja të bukura në fushën e artit. Ai ka botuar libra me poezi dhe prozë. Përkthen në gjuhën shqipe nga autorë bashkëkohorë. E ndihmojnë edhe gjuhët e huaja që i ka “vjedhur” përgjatë kësaj odiseje. Emri i tij është i pranishëm në shtypin letrar jashtë e brenda vendit. Yzedin Hima
2 Nentor 2008
Flurans ILIA
I.
Pasi shishet e shtrenjta të verërave u pinë
U pinë të shtrenjtat shishe të verërave, pasi
U grisën fjalitë e stërzgjatura
Kapota e vjetër zhele u bë, ndërkaq.
U mblodhën gotat e boshatisura
Gotat këmbëholla si balerina
Balerinat si gota këmbëholla
U vendosën për t'u shpëlarë në lavapjatë.
Puthja sipërfaqësore
E Hënës mbi të ftohtin Posedon
Tylëhollë në maska të lunatizmit Arketip
Arketip lunatik i të maskuarës tylëhollë
{Një çarçaf dëbore është
mbi kratere shikimesh opake,
Histori e lexuar, e fatëzuar dikur
në faqet e Perandorisë Romake}
Mangall vetullbronzët
Përtej kufijve të «Arkipelagut Gulak»
Ku gjithsecili nga NE është një ishull-
-vullkanik, i tredhur,
që vlon i heshtur,
si dem i përndjekur,
dërgon mesazhe danteske,
thëngjijsh të djegur...
Sy-
-arratisur nga «Guernika»
shtresojnë
portretet
tona
impotente
materializuar
mbi parmak.
Copëza yjesh që ndizen dhe shuhen
fishekzjarr mbi buzën e mbetur pa gjak.
II.
Bisedat materiale vazhdojnë
Vazhdojnë të jenë materie bisedat
Fjalitë grisen dhe bën ftohtë
Shërbëtorja spanjolle servir kafe
{të kredhur në dhimbje
si buzëqeshja e Çe Gevaras}
ndër sytë e saj latin, të ngrohtë.
Gishtat e mi qerosë -
- si Buda misionarë-paqësorë-barkfryrë:
Cicat e porcelanit aziatik prekin butësisht!
Cicat e bardha të «bukurosheve të fjetura»
Nga Fisi i Pemës
kur i gërvishtet lëvozhga e ndjenjës
rrjedh si kauçuk teposhtë
rrjedhës, një lëng i nxehtë
që më kujton një dashuri të shtrenjtë:
III.
Dashurinë e
Vendit tim.
Dashuri e dikurshme me to(oh)llona,
si askund
Da(ah)shuri e dikurshme e rreshtuar në radhën
e kosit të pafund
Për një kile djathë,
një pako gjalpë,
një kile mish,
Nga trupi i dikurshëm i Dashurisë.
Kush e solli Doruntinën?
Valltaren këmbëzbathur nga njëri yll në tjetrin,
përmbi shpinë?
Premtimi i pleksur
i flokëve të përbaltura?
Ai premtim i dikurshëm që më Ringjalli?
Mëma e Dheut
që prodhonte aq pak qumësht
vetëm me njërin gjoks përjashta
prej «murimit legjendar»
Dashuri e dikurshme?
Dashuri e sotme që vjen
drejt meje me galopim jetësor?
vrastar?
në bregun e këtij oqeani të ftohtë
më braktis si një zog okatar?
- O Kalorës Fantazmagorik!
- O Lunatik i Veçuar!
ǒkërkon ti në këtë gosti peshk-a-qensh?
gjakftohtësisht të pasur,
(Si një Konstantin për kushedi se ku?)-Përsëri
I rimërguar.
Cape Cod, 2005
SUPË KËRPUDHASH NË TIRANË
Zogjtë pinë ujin e ndenjur të pellgjeve
përtej xhamave të "Rozafa Palace"
pellgëzuar, në vazon antike të syve të tu
pellazgjike
Oazë i kapërdirë
mbrujtur në mugëtirë
kërpudha bishtgjata, ledhatuar nga nata
Pjata
mbinë njëtrajtësisht në syrin e zogtarit
të laureuar në fronin e kujtesës
fshehur pas ulcerës së meditimit
poshtë ombrellës së flijimit?
¿
pikëpyetje kokëposhtë
çengelat mjeranë
kacavirren
kërpudhat e përhapura
pas shiut mbi Tiranë
DUKE TË PRITUR TY
Duke të pritur ty,
koha shpërbëhet në miliona
çaste ajri pagëzuara me aromë
agrumesh në shikimin tim
Duke të pritur ty,
gjithmonë kam besuar
se ky ishte fundi dhe
dhe si një zog shtegtar
në kohë shtegtimesh
gjithmonë kam ndier
fillimin e një shtegtimi të ri
përsëri dhe përsëri
Duke të pritur ty,
numëroj çastet e uritura
me shikimet drejt e mbi njerëzit
e pasur, dhjamur, nëpër restorantet
buzë rrugëve përballë strehës ku të pres
Shikimet ndërthuren përleshen agresivisht
ngrihen kureshtare indiferente vdesin
midis meje dhe njerëzve të ngopur
të cilët nuk e kuptojnë urinë që kam në shpirt
në çastin që vdes tjetrin që në rrugë vjen
duke të pritur ty.
ME MAÇOKUN TËND TË ZI
Tenxhere e vjetër mbi zjarr
Zien forma artistike e mendimit
Në një tas me vaj ulliri
Natyra paqësisht ndërthuret
Me aromë ulliri qepë limon
Në buzën e kupës së zbrazët gjurmët
(gjurmë) Vera e kuqe ka lënë mbi buzë
Tryeza e drunjtë dhe buka janë
Ekzistenca e shpirtit
Të arratisur si zogu i shiut
Mijra kilometra puthjesh (larg)
Mbi pezul të dritares tënde
Pezull qëndroj
Këtë ëndërrnatë
Ndërsa gjokset fërkon e vetme
Me maçokun tënd të zi
Mbi shtrat
VO! Keto tri poezi te faqosen ne nje kolone, djathtas
FËMIJËT E SHQIPËRISË
Fëmijët e Shqipërisë
luajnë me dhé
me të vetmen lodër
që kanë dhe i argëton
Shikojini
Shikojini pak më tej
Në mes të lagjes së varfër
ku banojnë
Kanë hapur një gropë të madhe
Duke luajtur, krejt rastësisht,
pa e kuptuar, të thellë për dreq,
si duket, për të groposur,
njëherë e përgjithmonë
Ata që i kanë bërë
kaq fatkeq...
ÇASTET PA VLERË
Cigaret xixëllojnë
në mbrëmje
Peshqit e kuq flenë
nëpër akuariume
Pikturat moderne
i bëjnë më misterioze muret
nën ndikimin e abazhurëve
Kalimi i kohës më të mundimshme
Janë çastet pa vlerë
Ditët e mia të arratisura
Heshtin
Përpara një vitrine
Me një cigare
Të shuar në buzë
PËRGJUES I VETVETES
Përgjoj në vetvete
Çastet krejt të dhimbshme
Të kthimit në përgjues.
Mijëra drurë të prerë
Si të vrarët pa gjyq
Që dora e Perëndisë mbolli
Mbi tokë për kaq vjet
Dhe Mëma Natyrë në Mitër
I mbajti përjetë.
Përgjoj vetveten
Këtë qenie egoiste.
Përgjoj rënien e ngadaltë
Të gjethes gjer mbi tokë
Ku më mbas inorganikisht
Do të ushqejë pemën
E mbas saj lëmyshqet
E gojës prej ku rrjedh
Fjala
Krejt e vetme
Përmes vetvetes
Këndej do të kalojë
Duke përgjuar gurgullimën
E Kohës
Ndjenjave
Pyllit të trishtë
Të zhveshur lakuriq
Si marrëzia jote njeri
Ndërsa drurët pret.
1992
SHTEGTUES... Flurans Ilia (Flurka) e ka nisur shtegtimin e tij në kërkim të poezisë herët. Në fillim shtegtimi qe thjesht brenda vetes, mbi krahë metaforash të poetëve të njohur. Një ditë krijoi metaforën e parë të tij. E mbante në dorë si fëmija xixëllonjën dhe, në një nga mbrëmjet e atyre viteve, ma tregoi poezinë e tij të parë me kujdesin e fëmijës që i tregon shokut xixëllonjën nga frika se mos i ikën. Flurka, pas rënies së Murit, nisi shtegtimin e tij në kërkim të vetes, në kërkim të poezisë. Në fillim drejt Greqisë, tokës ku lindi poezia. Pastaj u end nëpër Ballkan dhe Europë. Më në fund, mbërriti në “tokën e premtuar” matanë Atlantikut. Këto vite kanë qenë për të përvoja të bukura në fushën e artit. Ai ka botuar libra me poezi dhe prozë. Përkthen në gjuhën shqipe nga autorë bashkëkohorë. E ndihmojnë edhe gjuhët e huaja që i ka “vjedhur” përgjatë kësaj odiseje. Emri i tij është i pranishëm në shtypin letrar jashtë e brenda vendit. Yzedin Hima
2 Nentor 2008