E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, rrëzimi i ligjit nga gjykata nuk do vonojë lejet



Procesi i dhënies së lejeve të legalizimit dhe njohjes së pronësisë, nuk do të vonohet edhe pse ligji u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ekspertët pranë Ministrisë së Punëve Publike shprehen se rrëzimi që ka bërë Gjykata Kushtetuese, ka prekur vetëm dy nene të cilat do të amendohen përsëri në Kuvend. Ata thonë se rrëzimi i këtyre neneve nuk prek procesin për shkak se nenet kanë të bëjnë vetëm me kopetencat e pushtetit vendor dhe jo të thelbit të ligjit. Sipas ekspertëve, nenet parashikojnw punën që pushteti vendor do të bëjë pas miratimit të përfituesve nga ligji që bënë ALUIZNI. Pas këtij procesi, Pushteti Vendor do të mbledhë taksën e tij të ndikimit në infrastrukturë si do të ketë edhe arkivën e përfituar nga procesi. Nisur nga kjo, ALUZINI nuk do të ndalë punën. Agjensia po miraton ndërtimet pa leje si dhe do të nisë procedurën e pagesave. Pas këtij procesi, do të jë në mes edhe pushteti vendor i cili do të tërheqë fondet që i takojnë atij, 20 për qind gjithësej. Qeveria do të nisë në Kuvend ndryshimet në ligj që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese. Sipas ekpsterëve, do të duhet një mirëkuptim i dyanshëm në lidhje me këto dy nene. Njëkohësisht edhe drejtuesit më të lartë të ALUIZNI-t kanë konfirmuar për gazetën se puna po ecën normalish. Vetëm pak ditë më parë, ALUIZNI publikoi emrat e 4 mijë pronarëve të rinj. Ndonëse Gjykata Kushtetuse rrëzoi nenet, që sipas saj cënohej pushteti lokal, lajmi i mirë mbetet fakti që puna do të vazhdojë dhe lejet do të jepen në kohë.

Procesi

Pas miratimit të ndërtimit që bën ALUIZNI, nis menjëherë procesi për regjsitrimin e plotë të objektit. ALUIZNI ka përcaktuar tri formularë të cilët duhet të plotësohen nga pronarët e ndërtimeve pa leje, pas miratimit të ndërtimit. Pagesa për plotësimin e tyre do të kushtojë 4 mijë lekë të reja, që banorët do të paguajnë, nëse duhet të përfshihen në procesin e pagesës së banesave. Formulari i parë është i lidhur me tarifën e shërbimit për legalizim. Kjo vlerë që paguhet, është e pandryshueshme, pavarësisht nga sipërfaqja e ndërtimit, numrit të kateve apo destinacionit të përdorimit të objektit apo shtesës informale. Formulari i penaliteteve parashikon pagesa për ato familje, që kanë bërë shtesa të tjera, duke bërë që kjo shumë të llogaritet nga ALUIZNI. Likuidimi i penaliteteve do të bëhet për llogari të njësive të qeverisjes, brenda 30 ditëve nga pajisja me formularin e penalitetit për legalizim. Ndërsa për subjektet apo dhe shoqëritë ndërtuese, të cilat kanë paguar sanksione të mëparshme për shkelje të lejes së ndërtimit, nga vlera totale do të zbritet vlera e paguar më parë. Taksa tjetër, që do të përfshihet në një formular të veçantë është ajo e ndikimit në infrastrukturë. Afati për pagimin e kësaj takse është 30-ditor.

Pagesa

Sipas ligjit, ndërtimet jashtë vijës së verdhë, do të paguajnë maksimum deri në 400 mijë lekë nën 500 metra katrorë. Ndërtimet brenda vijës së verdhë do të paguajën këtë shumë prej 400 mijë lekësh për ndërtime nën 200 metra katrorë. Mno këto sipërfaqe do të paguhet me vlerë tregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›