E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku nuk ndikohet nga ngjarjet

Monedha vendase, leku nuk është ndikuar nga ngjarjet e ditës së djeshme, duke ruajtur këmbimin në të njëjtat nivele, si edhe gjatë javës. Bankat dhe agjencitë e këmbimit në të gjithë vendin kanë vijuar normalisht punën, duke kryer pagesa. Leku është këmbyer në vlerën 138.6 me euron në kuota, ashtu si edhe gjatë javës. Ndërsa ka shënuar një forcim të lehtë ndaj dollarit amerikan, i cili kushtoi 102 lekë, nga 103 që ishte në fillim të javës. Mirëpo, realiteti mbi pasojat në monedhën kombëtare pritet të konstatohet sot dhe në vazhdim, në varësi të situatave që do të pasojnë reagimet në vazhdim. Në situata të ngjashme në vitin 1998, vlerat e lekut janë ndikuar nga trazirat, si një efekt direkt i tyre mbi ekonominë. Mirëpo, pasojat reale të ngjarjeve të djeshme duket se do të mbarten në vite mbi ekonominë shqiptare. Efektet do të mbarten tek investitorët e huaj dhe në turizmin shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›