Nafta importohet me 37 dollarë më pak, pritet reflektimi në treg
Me 37 dollarë për fuçi është ulur çmimi i importimit të naftës brenda një muaji, ndërkohë që në javën e fundit çmimi është ulur me 6 dollarë për fuçi, duke treguar shenjat e para edhe në karburantet vendase. Çmimi i naftës edhe dje ka pësuar ulje të ndjeshme në tregun vendas, dhe konkretisht në pikat e tregtimit në Durrës dhe Tiranë është ulur me pesë lekë për litër. Por, ajo çka është më e rëndësishme, vlera e një ton nafte dje ishte 1113 dollarë ose 113 dollarë për fuçi, sipas statistikave zyrtare të portit të Durrësit, duke rritur shpresat për ulje të mëtejshme të naftës në treg.
Tregu i karburanteve
Por edhe pse çmimet janë ulur në tregun ndërkombëtar, në Shqipëri reflektimi ka qenë i ngadaltë dhe në shumë raste jo lehtësues për konsumatorët. Përfaqësues të shoqatave të karburanteve bënë të ditur dje për “standard” se “çmimi do të ulet edhe më tej nëse vazhdohet me këtë ritëm në tregun ndërkombëtar. Ne nuk mund të shesim më lirë sesa i blejmë, por edhe më shtrenjtë nuk mundemi, për shkak të konkurrencës”.
Gjithashtu, ata shtuan se për pak ditë çmimi mund të kthehet në kuotën e para dy muajve, pra të periudhës përpara se të fillonte kriza e naftës, duke shtuar shpresat për një ulje të ndjeshme të çmimit. Vlen të theksohet se përpara një muaji parashikohej që çmimi i naftës të kalonte 200 lekë për litër brenda vitit.
Çmimet e importit
Vetëm një javë më parë çmimi ishte 1119 dollarë toni ose 119 dollarë fuçia. Por ulja e ndjeshme e çmimit të arit të zi brenda 1 muaji nga 1150 dollarë toni (150 dollarë fuçia) në 1113 dollarë vazhdon të mos reflektohet nëpër distributorë.
Tregtarët grosistë janë gjetur të papërgatitur për konjukturën e re të çmimit të naftës dhe po përpiqen që gjatë kësaj periudhe kur numri i mjeteve motorike është rritur në mënyrë të ndjeshme për shkak të emigrantëve, të heqin stokun e naftës nëpër depozita stok, e cila është blerë me çmim të lartë.
Ndërkohë që këta tregtarë fare mirë mund të luanin me çmime të ndërmjetme duke mos cenuar si marzhin e fitimit të tyre ashtu dhe interesat e konsumatorëve vetëm se kjo do të kërkonte një periudhë më të gjatë kohore.
Çmimet në bursa
Viti 2008 ka qenë viti më i luhatshëm për çmimin e naftës në tregun ndërkombëtar. Kështu, në bursa çmimi thyente çdo ditë rekordin e çmimit më të lartë në muajt qershor dhe korrik, duke arritur mbi 150 dollarë për fuçi, çmim ky më i larti i të gjitha kohërave, në historinë e tregtimit të karburanteve. Por, më vonë, çmimi nisi një ulje të lirë duke u kuotuar nën 110 dollarë ditët e fundit, çka rindezi shpresat për shmangien e një krize botërore.
Vlen të theksohet se në shkurt të këtij viti çmimi i naftës në bursa ishte nën 90 dollarë dhe kriza nisi të ndihej kur nafta kaloi normën e 100 dollarëve për fuçi. Në Shqipëri në fillim të vitit nafta luhatej tek 120 lekë për litër, ndërkohë që aktualisht në treg të lirë shitet nga 160-165 lekë për litër, në çmimin më të madh të të gjitha kohërave.