Vrasja e 2 policëve, kamerierja dëshmi për sherrin
31/03/2009 Ajo ka dëshmuar edhe tek gjyqi i vëllezërve Rexhaj, të dënuar për vrasjen e mjekut
Ekzekutori Afrim Hasani pranon krimin e rëndë, brenda javës do të jetë në gjykatë
TIRANE- Brenda kësaj jave ekzekutori i dy punonjësve të policisë së Kukësit, Afrim Hasani, do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të paktën kështu kanë deklaruar specialistët e grupit hetimor të çështjes, të cilët thanë se 34-vjeçari ka pranuar krimin e bërë në datën 24 mars në fshatin Shënmëri, ku si pasojë e plumbave të kallashnikovit humbën jetën dy inspektorët e policisë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramandan Hila. Burime pranë organit të akuzës deklaruan se nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes është zbardhur plotësisht autorësia e këtij krimi të rëndë. Madje nga ky proces hetimor është mundur të identifikohen edhe personat që kanë parë krimin, të cilët do të thirren nga Prokuroria si dëshmitarë gjatë procesit në ngarkim të Afrim Hasanit. Njëra nga dëshmitaret mësohet se është kamerierja e lokalit që sipas të dhënave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se ajo ka dëshmuar edhe në procesin gjyqësor që është zhvilluar vitin e kaluar në ngarkim të dy vëllezërve Rexhaj, të cilët u dënuan për vrasjen e mjekut Behar Kastrati. Prokurorët nuk pranojnë të japin emrin konkret të saj, por pohojnë se ajo ka parë çdo detaj të sherrit që ndodhi në lokal midis policëve dhe ekzekutorit Afrim Hasani. Ndërsa për sa i përket skenës së vrasjes, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mundur të grumbullojë disa dëshmi që tregojnë se me një automatik në dorë 34-vjeçari ka pritur derisa dy viktimat kanë dalë nga lokali.
Sherri e vrasja
Dëshmitarët tregojnë se sapo janë larguar disa metra nga lokali ata janë përballuar me një breshëri plumbash, ku si pasojë e të cilëve humbën jetën. Sherri në lokal midis autorit Hasani dhe dy viktimave ka ndodhur për arsye se 34-vjeçari ishte informuar se në ngarkim të tij, policët Hila dhe Dobrushi kishin kryer në Prokurori një kallëzim penal. Mirëpo punët për Afrim Hasanin filluan të shkonin akoma me keq kur prokurori i Kukësit pas disa veprimeve hetimore të kryera në lidhje me këtë kallëzim, firmosi për Hasanin fletën e arrestit. Menjëherë në drejtim të banesës së tij ka shkuar një grup i gatshëm policie, për të arrestuar shtetasin e sipërcituar. Por duke qenë se veprimin e policisë Afrim Hasani e kishte “nuhatur” më shpejt, ai mundi të largohej duke u fshehur në një shtëpi afër banesës së tij. Pikërisht nga ai vendstrehim 34-vjeçari Hasani monitoronte të gjitha lëvizjet e efektivëve të policisë, të cilët në ato momente kryenin kontrollin në banesën e tij. Ndërkaq pas largimit të tyre, Afrim Hasani ka rrëmbyer automatikun dhe është drejtuar në lokalin ku ndodheshin dy efektivat e policisë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. Pas konstatimit të tyre, ai ka qëlluar me breshëri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë fill pas 12 orëve arrati, policia mundi të prangosë ekzekutorin e dy policëve të komisariatit të Kukësit.