E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi helm 18-vjeçarja, bie në koma në spital

03/02/2009  U grind me familjen

ELBASAN-Një 18-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës me anë të fostoksinës. Vajza me banim në fshatin Hameles të komunës Bradashesh kishte pirë sasinë e helmit teksa qëndronte në shtëpi dhe kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur në gjendje kritike. Transporti me vonesë ka bërë që vajza të përfundojë në gjendje kome. Mësohet se në mbrëmje vonë ajo është transportuar drejt Spitalit Ushtarak, pasi ishte shumë rëndë dhe atje pritet të marrë një mjekim më të specializuar. Sipas të dhënave paraprake, ka qenë depresioni që e ka çuar drejt aktit fatal të renë, e cila ka vendosur t’i japë fund jetës me fostoksinë. Gjithashtu nga burime policore mësohet se 18-vjeçarja ka pasur një grindje me familjen e saj, e cila me sa duket ka rënduar dhe më tej gjendjen psikologjike të saj. Ndërkohë familjarët janë marrë në pyetje nga blutë për të sqaruar deri në fund shkaqet e kësaj tentative për vetëvrasje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›