E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lind partia e re e grekëve

Forca politike

Partia e re e grekëve të Shqipërisë po shkon drejt zyrtarizimit të saj. Në një takim të zhvilluar para disa ditësh në Sarandë, iu dha dora e fundit programit dhe statutit. “Nismëtarë të Partisë së grekëve janë shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s, të deklaruar para disa muajve, të cilët kishin kërkuar me ngulm thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës, me qëllim reformimin e plotë të saj me atribute të një partie politike, pasi bashkëpunimi me PBDNJ-në e zotit Vangjel Dule nuk ka më të ardhme, përderisa u shndërrua në artificë të PS-së së Edi Ramës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga media. Pra, vijon njoftimi, bëhet fjalë për vazhdimësinë e OMONIA-s me atribute të pastra politike dhe elektorale. Lëvizjes i janë bashkuar ish-kryetarët e organizatës Zarballa, Qirjazati dhe Llabovitiadhi, ish-deputetë dhe deputetë (Thoma Miço, Ziso Lluci, Kristo Goçi, Ligoraq Karamelo), ish-kryetarë dhe kryetarë komunash (Petro Bereti, Vangjel Anagnosti, Pandeli Toli, Andrea Zoto, Ziso Lluci, Koço Kosta, Dhimitër Mejdi, Fredo Berberi, Fredi Xhomo), ish-kryetare dhe kryetare bashkish e rrethesh (Vasil Cako, Llambi Gjati, Ilia Seferi).

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›