Moisiu: Të krijojmë institucione të pavarura
Alfred Moisiu ka bërë thirrje që anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të përzgjidhen në përputhje me ligjin themeltar të shtetit dhe në mënyrë të paanshme nga pushteti politik. Ai ishte i pranishëm në një takim, ku morën pjesë personalitete dhe ekspertë të njohur, por edhe ambasadorë të fuqive të mëdha. Moisiu ka deklaruar se institucionet e pavarura janë të rrezikuara keqas nga reminishencat e së kaluarës, që në mentalitetin e tyre kanë konceptin e partisë-shtet apo të njëshit. Duke iu referuar procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarët e Kushtetueses, Moisiu nënvizoi se Shqipëria duhet të japë prova se është një vend i denjë për t’u integruar në Europë. “Kemi të bëjmë me zgjedhjen e gjashtë anëtarëve të rinj dhe pjesa më e madhe e pjesëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të zgjasë deri në vitin 2019, ndaj ne duhet të zhvillojmë një proces që do t’i garantojë Shqipërisë një institucion të pavarur, kushtetues që nderon vendin tonë. Moisiu gjatë mandatit të tij si President kundërshtoi një nismë të mazhorancës për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm.
#