E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAA mban kongresin e saj të 5-të

Partia Agrare Ambientaliste ka mbajtur kongresin e 5-të të saj, ku ka diskutuar mbi platformën elektorale dhe rëndësinë e fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit nga koalicioni i djathtë. Kreu i PAA-së, Lufter Xhuveli gjatë fjalës i cilësoi si jo të rastësishme arritjet e shënuara në katër vjet nga qeveria. Ato janë rezultat i një vizioni të ri, i një program qeverisës realist dhe të përpunuar në të cilin u integrua tërësisht edhe programi ynë agrar ambientalist. Arritjet janë shprehje e një vullneti politik të palëkundur, i një pune të madhe e këmbëngulëse të një qeverie të suksesshme, nënvizoi Xhuveli. Suke folur para të pranishëmve, kreu i PAA-së, u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishme për forcën politike që ai drejton. Në këto zgjedhje PAA synon të arrijë një fitore të dyfishtë, nga njëra anë të arrijë objektivin e parashikuar për të pasur një përfaqësim dinjitoz në parlament dhe nga ana tjetër të jetë forcë përcaktuese në fitoren e koalicionit ku bëjmë pjesë, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›