Meta: Berisha, si Hamza Kastrioti, njëri ua shiti Shqipërinë turqve, tjetri Fazlliçëve

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i sugjeron kryeministrit në ikje Sali Berisha, që të mos nëpërkëmbë figurën e heroit tonë kombëtar. Gjergj Kastriot Skënderbeu ngado ku bredh nëpër Shqipëri, duke e krahasuar veten me të. Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme me qindra përkrahës të LSI në Berat, Meta e ka krahasuar Berishën me Hamza Kastriotin, për të cilin faktet e historisë së popullit shqiptar flasin se ai nuk ishte gjë tjetër veçse një tradhtar dhe i shitur tek Perandoria Osmane.
Pavarësiësht faktit se nipi i heroit të madh kombëtar ka jetuar mbi 450 vite më parë, Meta ka bërë një gjetje shumë domethënëse mes tradhtarit të dikurshëm të Shqipërisë, Hamza Kastrioti dhe kryeministrit aktual Sali Berisha. Të dy shitën Shqipërinë dhe shqiptarët, për interesa personale. Ti nuk je si Skënderbeu, por si hamza Kastrioti. Ti iu shite Shqipërinë fazlliçëve të tu, i është drejtuar Meta Berishës, nga qyteti i Beratit. Kreu i LSI, Ilir Meta ndodhej në Berat për të prezantuar programin e LSI të quajtur Plani për Veprim si dhe kandidatët për deputetë. Meta ka siguruar se LSI do të dalë forcë e parë në Berat. Reagimi i tij për kryeministrin Berisha ka ardhur pasi ky i fundit i ka bërë presion kryesocialistit Rama, se gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit do tia bënte më keq se Skënderbeu Turqve.
Meta: Karaburuni, perlë turistike e Mesdheut
Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar gjatë ditës së djeshme Planin për Veprim edhe në qytetin e Vlorës. Lideri i LSI, Ilir Meta i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të kësaj partie në qarkun e Vlorës, kanë zbuluar me detaje, shtyllat e programit elektoral dhe qeverisës të LSI për 4 vitet e ardhshme. Meta garantoi të gjithë vlonjatët dhe shqiptarët, se duke votuar për LSI, do të votohet për realizimin e projekteve më të bukura dhe më përrallore të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Një ndër këta projekte është edhe bërja e një master-plani për shndërrimin e një gadishulli jashtëzakonisht të bukur, interesant dhe me potenciale të jashtëzakonshme turistike që është ai i Karaburunit nga një gadishull që sot shërben vetëm për kullota në një nga perlat e Mesdheut për të zhvilluar Turizmin. Meta theksoi se Plani për Veprim i LSI synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët, një dinamikë krejt ndryshe nga ajo aktualja për ndryshimin e vendit, e cila nuk mund të vijë përmes fjalëve, deklaratave, përmes fjalimeve, por vetëm përmes Kohës për Veprim. Plani ynë për Veprim, fillon pikërisht me punësimin. Sepse shqiptarët do të kenë mirëqenie vetëm duke u bazuar tek puna dhe tek djersa e tyre, u shpreh Meta, duke bërë të ditur edhe 2 objektivat e LSI për punësimin. Së pari, për hapjen e 100 mijë vendeve të qëndrueshme të punës gjatë 4 viteve të ardhshme dhe së dyti, një program i veçantë për të ndihmuar çdo familje që jeton në varfëri kritike dhe që nuk ka asnjë të punësuar të paktën përmes programit të punësimit jetik për një periudhë afatshkurtër ti garantohet një punësim, i cili njëkohësisht do të japë mundësi për tu kualifikuar për të hyrë në tregun e qëndrueshëm të punës në perspektivë. Po kështu kostoja e jetesës dhe lehtësimi i saj është prioritet themelor i LSI. Për të përballuar dhe zbutur efektet e krizës globale dhe taksës së sheshtë, ne kemi një program të qartë, i cili synon që të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha të ardhurat dhe pagat deri në 250 mijë lekë në muaj nga 100 mijë që është sot. Ndërsa për diferencën apo për taksën tjetër nga 250 mijë deri në 500 mijë lekë në muaj tatim-fitimi do të paguhet për diferencën mbi 250 mijë lekë, vijoi Meta, sipas të cilit një masë tjetër lehtësuese të ndihmës ekonomike do të jetë edhe çmimi i subvencionuar i energjisë për konsumatorët familjarë, deri në 300 kilovat orë në muaj e njëkohësisht përgjysmimi i TVSH-së për faturat e energjisë për konsumatorët familjarë nga 20 për qind në 10 për qind. Programi i LSI synon krijimin e një sistemi të plotë agraro-industrial. Ai i cili do të bëjë të mundur që çdo gjë të funksionojë në mënyrë perfekte, që mos të ketë asnjë pengesë asnjë ndërprerje, pasi ne do të subvencionojmë nga 25-50 të imputeve në bujqësi, do të subvencionojmë prodhimin deri në masën 30 për qind e njëkohësisht do të garantojmë krijimin e një industrie agropërpunuese, ka bërë të ditur ndër të tjera Meta.