Oborret, kur AKKP-ja kthen përgjigje negative
01/06/2009 Zyrat rajonale të Pronave kanë nisur zbatimin e kalimeve në pronësi të trojeve
Dosja për verifikim të dyfishtë. Çfarë bëhet me rastet para hyrjes në fuqi të ligjit
Aplikimet për oborret në përdorim kanë nisur pranë zyrave rajonale të Kthimit të Pronave. Qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularët përkatës dhe pas kësaj kërkesa e tyre shqyrtohet brenda një afati 30 ditor në zyrën rajonale dhe më pas përcillet për në zyrën qendrore të AKKP-së. Nëse dosja juaj është e rregullt, atëherë AKPP-ja i çon ZRPP-së kërkesën për regjistrim, pasi ju të keni bërë pagesën sipas këtij vendimi. Oborri juaj do të regjistrohet si i tillë ligjërisht dhe ju mund të merrni certifikatën e pronësisë. Gjithsesi nga ky vendim nuk përfitojnë ato oborre që janë në përdorim, brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet vetëm ndërtim pa leje, si dhe nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Pasi merret njoftimi për pagesën, afati i pagesës është jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit prej AKKP-së. Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimin nga AKKP-ja të kërkesës për tjetërsim.
Rastet e kthimit
Nëse Agjencia e Pronave e kthen pas kërkesën tuaj për kalimin e oborrit nga përdorim në pronësi do të thotë se dosja juaj nuk është e plotë, ose ka mangësi të tjera. Një prej tyre mund të jetë fakti që nuk keni bërë pagesën sipas ligjit. “Në rast se AKKP-ja ka vendosur mospranimin e kërkesës për tjetërsim, për shkak të mospagimit të çmimit nga kërkuesi, atëherë kërkuesi mund t’i drejtohet AKKP-së me kërkesë të re, në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi”, - thekson vendimi. Të njëjtën rrugë mund të ndjekin edhe ata persona, të cilët kanë paraqitur një kërkesë pranë AKKP-së, në mbështetje të vendimit të sipërpërmendur dhe për të cilat AKKP-ja nuk ka dhënë ende vendim, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ata duhet të paraqesin një kërkese të re, për tjetërsim, të shoqëruar me dokumentet, që nuk i kanë paraqitura, apo nëpërmjet tërheqjes me shkrim të kërkesës së parë. “Në rast të tërheqjes së kërkesës, AKKP-ja vendos mospranimin e saj, për këtë shkak”, - thekson vendimi.