E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan nis sot turin e vizitave në Shqipërinë e Jugut

Ambasadori Helmuth Lohan do të nis një vizitë në Jug të Shqipërisë
Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, ambasadori Helmuth Lohan do të nis ditën e sotme një tur katër ditor në jug të vendit, për të diskutuar me banorët, shoqërinë civile dhe bizneset e kësaj zone, zhvillimin e vendit si dhe do të vlerësojë projektet e financuar nga Komisioni Evropian. Gjatë vizitave të tij nëpër projekte, ambasadori Lohan do të jetë veçanërisht i interesuar të mësojë dhe të diskutojë drejtpërsëdrejti me banorët e kësaj zone ndikimin e projekteve që po zbatohen në fusha të ndryshme që nga pastrimi i mjedisit, te barazia gjinore. Gjithashtu nëpërmjet një njoftimi, mësohet se ambasadori Lohan do të takohet dhe me përfaqësues të bizneseve, shoqërisë civile dhe jetës akademike në jug të vendit për të diskutuar me ta përfitimet dhe sfidat e procesit të integrimit pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Sipas njoftimit mediatik, nëpërmjet të cilit bëhet e ditur agjenda e ambasadorit, Lohan mësohet se ditën e sotme pritet të mbahet në Vlorë një takim me bizneset vendore ku do të diskutohet rëndësia e hyrjes në fuqi të MSA-së dhe ndikimit e pritshme për biznesin dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Ndërsa në datën 17 prill, ambasadori Lohan do të takojë në Gjirokastër studentë dhe pedagogë të universitetit si edhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar me ta procesin e integrimit evropian, vendndodhjen e Shqipërisë në këtë proces si edhe mundësitë që lindin prej tij për grupet pjesëmarrëse.
Projektet
Në Fier, ambasadori Lohan do të vizitojë uzinën tashmë të pastruar të nitratit falë një projekti prej 1.5 milion të financuar nga Komisioni Evropian. Uzina e ka ndotur për një kohë shumë të gjatë qytetin, duke i ekspozuar banorët ndaj ndotjes së rrezikshme. Projekti tjetër që do të vizitohet nga ambasadori Lohan është për barazinë gjinore në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional të komunitetit rom, me një fond prej  82,500 . Projekti synon të adresojë çështjet e arsimimit të dobët dhe papunësisë nëpërmjet fuqizimit të grave në komunitet. Në Vlorë, ambasadori Lohan do të vizitojë qendrën e sapondërtuar për arsimin dhe trajnim profesional rajonal; policinë dhe doganën e portit të cilat janë duke u mobiluar e pajisur sipas standardeve evropiane falë një fondi mbi 5 milion dhe unazën e Orikumit e cila është duke u ndërtuar nëpërmjet një fondi prej 500,000 . Ndërsa në qytetin e Sarandës, ministri i Drejtësisë Alibeaj dhe ambasadori Lohan do të përurojnë Gjykatën e rrethit Sarandë, e cila sapo është rindërtuar falë një fondi prej 409,064 , të KE-së. Në fund, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian, së bashku me autoritetet vendore do të vizitojë pikën e kalimit kufitar Qafë Botë Konispol, ku kanë filluar punimet me një fond prej më shumë se 1 milion .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›