E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Olimpike rekorde dhe te vecanta

Një rekord botëror natyrshëm që mund të festohet si i çmendur. Dhe nuk u kursye kinezi Lu Ksiaojun, i cili jo vetëm fitoi medaljen e artë olimpike, pra ëndrrën e çdo sportisti, por edhe theu barrierën botërore.
Në një betejë brenda familjes, ky kinez arriti të ngrejë 379 kg në dygarësh, një peshë vërtet e shkëlqyer, duke thyer në proces edhe rekordin e mëparshëm olimpik të turkut Taner Sagir.
Lu festoi pa frena bashkë me trajnerin e tij, duke kaluar nga salla prapa perdeve, në vetë platformën e pedanës që mbante shtangën, me të cilën ishte thyer ky rekord.
Një festim shumë më të qetë e bëri notari hungarez, Daniel Gjurta. Ky i fundit fitoi bindshëm dhe pastër garën e 200 metrave bretkosë për meshkuj duke ngriçuar akuadromin londinez me paraqitjen e tij. Pasi dha kohën rekord botëror prej 2’07”28 të qindash, Gjurta thjesht ngriti duart në ajër, ndonëse britaniku Majkëll Xhemison e vuri shumë në vështirësi.
Nga rekordet tek ndryshimet kulturore që nuk prishën punë dhe nuk u bënë problem. Sportistja irakene, Rand Al-Mashhadani, garoi me një shami mbi kokë, por jo mbi fytyrë në garën e qitjes me hark. E renditur në vendin e 273 në botë, Al-Mashhadani u mund bindshëm 6-0 nga koreanojugorja Bae Ki Bo, numri 2 i botës, por fitoi admirimin e tifozëve dhe vëmendjen e mediave.
Lojrat Olimpike vazhdojnë dhe përderisa aty janë mbledhur sportistë nga 205 vende të botës, patjetër që do të ketë emocione nga më të ndryshmit dhe kolorite që vështirë t’i shohësh kund tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›