E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Asambleja e Biznesit Grek në Shqipëri

Tiranë, 25 Janar NOA Është mbledhur sot Asambleja
e Përgjithshme e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, ku morën pjesë kompani
anëtare të kësaj shoqate, të cilat janë ndër bizneset më të mëdha greke që
operojnë në vend.

I ftuar nderi në këtë asamble ishte dhe ambasadori
Grek Z Nikolaos Pazios, i cili preu edhe byrekun e Vitit të Ri 2010.

Disa nga temat kryesore të cilat u diskutuan
gjatë kësaj asambleje ishin: analiza vjetore dhe vlerësimi i punës për vitin
2009, si dhe zgjedhja e bordit të ri drejtues dhe organit të ri të ekzekutivit.

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri themeluar
në vitin 2003, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe zhvillimin
e biznesit të huaj në vend veçanërisht këto vitet e fundit.

Biznesi grek operon tashmë në sektorët më të rëndësishëm
të ekonomisë shqiptare si; në telefoni, sektorin bankar, burimet e energjisë,
industri, ndërtim etj. 

Disa nga Bizneset anëtare të Shoqatës së
Biznesit Grek në Shqipëri:

ALBANIAN MOBILE COMMUNICATIONS S.A

ALPHA BANK S.A

ALUMIL ALBANIA 
S.A

EMPORIKI BANK 
S.A

GLOBAL PETROLIUM ALBANIA  S.A

INTRACOM S.A

MAMIDOIL ALBANIA S.A

NATIONAL BANK OF GREECE  S.A

TIRANA BANK S.A

KINTEC ALBANIA S.A

ASHLEY & HOLMES

QUEST

AEGEK

Përveç kompanive të lartpërmendura, në këtë
eveniment morën pjesë:

ANTEA (Group of TITAN)

NOKIA SIEMENS NETWORKS

TERNA

HYGEIA

Asambleja përkoi gjithashtu me hapjen e selisë
së re të bordit drejtues të kësaj shoqate e cila gjendet në Rr.Dëshmorët e 4
Shkurtit, Sky Tower, Kati 3, Tiranë-Albania.e.r/NOA 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›