E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB apel qytetarëve për të tërhequr letërnjoftimet

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, që kanë aplikuar për kartat e identitetit, që ti tërheqin këto në zyrat përkatëse. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësi i kësaj ministrie, deklaron se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën me ritme të kënaqshme. Sipas tij, mbi gjysmë milion shqiptarë që kanë aplikuar deri më tani, kanë dhënë kontributin e tyre për realizimin me sukses të aksionit të madh kombëtar për pajisjen e shtetasve me dokumentet e reja të identitetit. Kanë aplikuar deri më tani mbi 500 mijë qytetarë, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes. Ju informojmë se pranë zyrave përkatëse janë dërguar të gjitha letërnjoftimet për aplikimet deri më 31 Mars, ka bërë të ditur zëdhënësi Konja. Nëpërmjet kësaj deklarate, Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë atyre personave që nuk zotërojnë pasaportë dhe ende nuk kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik, që të aplikojnë dhe të pajisen me letërnjoftimin elektronik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›