Man City insiston për De Rossin

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 13:57
Menaxheri i Manchester Cityt Roberto Mancini insiston në transferimin e mesfushorit të Romës Daniele De Rossi, gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe është duke përgatitur ofertë prej 8 milionë funtesh për reprezentuesin italian.
Mancini është ankuar në mungesë të mesfushorëve pas barazimit 2-2 në Fulham të dielën ndërsa tabloidi anglez The Sun ka njoftuar të martën se Mancini ka ringjallur interesimin për De Rossin i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Romën.
“De Rossi është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, ai do të ishte perfekt për ne” kishte thënë Mancini gjatë verës.