Marrja e parave, çështje ditësh
Pas miratimit nga qeveria të fondit për dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura në Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, tashmë banorët e Nënshkodrës janë në pritje të tërheqjes së parave. Janë 4360 familje kryesisht në Shkodër dhe një pjesë e vogël në Lezhë, për të cilat do të jepet një fond prej 512 milionë lekësh. Sipas drejtuesve të Qarkut Shkodër, tashmë pas miratimit të fondit dhe publikimit të emrave për çdo familje të dëmtuar së bashku me vlerën në lekë do të hapet një numër llogarie për çdo familje. Pas kësaj, familjet do të tërheqin shumat e përcaktuara sipas dëmit që u është shkaktuar. Sipas zyrtarëve të Këshillit të Qarkut të Shkodrës, procesi i dëmshpërblimit është drejt fundit dhe brenda disa ditësh do bëhet dhe derdhja e parave për çdo familje.
#